Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem lind sërish djalë

Pas bisedës me Ibrahim Pashain, sulltanesha Hyrrem ulet pranë nënës Sulltaneshë, Hatixhesë dhe Mahidevranit. Ato po drekojnë në bahçen e sarajeve të tyre. Shumë pak minuta do kalojnë derisa Hyrrem të hapë konflikt. Ajo akùzon nënën e Sulltanit për Sadikanë, duke i thënë se është treguar tërësisht e pakujdesshme dhe mund të kishte qenë shkàktare e vdékjes së të birit. Për këtë të folur, Hatixheja do e largojë nga sofra, si dénim.

Muajt do kalojnë, dhe pas pikërisht 5 muajsh, Hyrrem ka shkuar në muaj të nëntë, është nata e fundit e Ramazanit dhe të gjithë janë mbledhur për të ngrënë iftar së bashku. Në krye të tyre ndodhet Sulejmani i cili është përgatitur për të shkuar në lùftë. Gjatë iftarit, Gyl agai sjell llokume për ëmbëlsirë. Askush nuk e di se Hyrrem ka pësuar tràumë dhe nuk mundet as t’i shikojë me sy. Ajo urdhëron t’i hiqen menjëherë dhe të mos ia shërbejnë më kurrë.

Me të mbaruar urdhërat ndaj Gyl agës, Hyrremi fillon të bértasë nga dhìmbjet. Ajo bëhet gati të lindë. Si çdo herë, pas shumë sakrificash ajo solli në jetë një tjetër fëmijë. Të gjithë e pritën në mënyra të ndryshme. Mahidevrani duke u lutur të mos jetë djalë, Mihrima e shqetësuar për gjininë e bebes por me këshillat e nënës Sulltaneshë që i thotë se nuk ka rëndësi djalë e vajzë, rëndësi ka të jetë i shëndetshëm, e shumë të tjera. Por Hyrrem sërish lind djalë. Sulejmani i vendos atij emrin Bajazit.

Sakaq, Ibrahim Pashai ndodhet me mision nga sulltan Sulejmani. Pranë tij ndodhet edhe Matrakçiu, i njohur ndryshe si Nasuh efendi. Ky i fundit, ende nuk e ka kaluar tràumën e përjetimit të tij me Sadikanë. Kjo ka bërë që ai të mos jetë i përgjegjshëm për disa veprime të tij. Së fundmi, Ibrahimi detyrohet të sillet dhùnshëm me të, për ta ‘zgjuar’ e për ta bërë të vijë në vete.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*