Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem lexon ditarin e Leos para Sulltanit dhe Ibrahimit

Hùmbja e fëmijës për Hatixhenë dhe Ibrahimin ishte një dhìmbje shumë e madhe, por natyra e Hatixhesë është shumë më e dobët dhe do i duhet shumë kohë që ta përballojë. Ajo del në oborr dhe fillon të fajésojë statujat, duke menduar se fatkéqësitë do ia sjellin vetëm ato. Më pas gjen faj tek të gjithë, duke vazhduar me shërbëtoret, Nigarin e të gjithë me rradhë. Ajo shikon màkthe, dhe zgjohet duke i fajësuar njerëzit përreth për atë çfarë ka parë në gjumë. Hatixhenë e mbajnë vetëm me qetësuesa.

Sakaq, herët në mëngjes, Bali Bej shkon pranë Sulltanit për t’i dorëzuar një letër të ardhur nga princeshë Izabela, vetëm për të. Ajo shkruan se sapo është informuar mbi fatkéqësinë që i ka ndodhur Hatixhesë, dhe i kërkon t’i përcjellë asaj dhe Ibrahimit ngushëllimet e saj, duke i uruar atyre të dyve dhe Sulejmanit që të kenë durim. Ajo falënderon Hatixhenë për mikpritjen që i ka bërë asaj.

Nga ana tjetër, Ibrahim ka vendosur t’i lërë vajtimet dhe të kthehet edhe më i fuqìshëm. Kësaj rradhe, gòditja do jetë shumë e fortë ndaj Hyrremit. Me ditarin e Leos në dorë, Ibrahimi paraqitet para Sulltanit dhe Hyrremit teksa ato qëndrojnë së bashku në tarracë. Ai u thotë se Leo nuk do kthehet por mesa duket paska harruar ditarin e tij. Sulltani nuk shfaq ndonjë interes por Ibrahimi insiston duke i thënë se në ditar përmendet emri tij dhe i sulltaneshës Hyrrem. Ai i lë asaj ditarin në dorë duke i kërkuar që t’ia përkthejë, pasi Leo vinte nga i njëjti vend që Hyrrem ka ardhur fillimisht në sarajet.

Hyrremin e mbulojnë djersët, flet shumë ngadalë dhe duke iu marrë goja, derisa mbërrin Symbyli me një lajm që do u bjerë si bòmbë. Hatixhe ka prérë damarët dhe ndodhet në gjendje të réndë. Të gjithë vrapojnë për tek sarajet e saj duke harruar se çfarë po flisnin. Duke mos ditur çfarë të bëjë, Hyrrem flàk ditarin nga tarraca në bahçe, më pas urdhëron Nilyferin ta marrë. Nilyfer kthehet me duar bosh pasi para saj, e ka marrë Gylshahu dhe e ka dorëzuar në duart e sulltaneshë Mahidevranit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*