Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem ka një problem pa zgjidhje

Hyrremi tashmë ka vendosur që të fillojë aksion me Mustafanë dhe Efsunin. Ajo e pyet Efsunin nëse është ende e lìdhur pas saj, dhe pasi ia konfirmon, i jep hélmin të cilin duhet t’ia hedhë Mustafasë në ushqim. Gjatë ditës, Efsunin e thërret Mustafai. Ato kalojnë kohë së bashku dhe ajo ndjehet shumë e dashuruar. Në mbrëmje, ai e thërret në dhomën e tij dhe gjatë darkimit i dhuron një varëse. Sado që është e lékundur, Efsun e hedh hélmin në pjatën e Mustafasë.

Sakaq, Sulejmani dëshiron të bashkohet me Hyrremin siç kanë qenë para se krenaria saj të vrìtej duke i kërkuar falje Mustafasë. Ai përgatit një varëse të veçantë për të dhe ia dërgon me Symbylin. Hyrrem e réfuzon. Mahidevran shkon tek Sulltani për të folur për dasmën e Mustafasë dhe shikon varësen në tavolinë. Ajo shpreh pëlqim për të dhe Sulltani ia dhuron. Mahidevran nuk hùmbet rast për t’ia treguar këtë Hyrremit.

Nga ana tjetër ndodhet Nigari dhe Symbyli që i shkon nga pas për ta martuar. Ai i sjell një burrë beqar si kandidat për t’u martuar. Ai është tregtar copash dhe ka ardhur për të folur me Nigarin për të rënë dakord që të martohen. Gyl aga ka ndihmuar Nigarin duke i dhënë asaj një pecetë gjoja me gjàk, dhe e këshillon të kollitet para kandidatit. Kështu, ai do tërhiqet duke e menduar të sémurë dhe të frìkshme Nigarin.

Xhihangiri, djali vogël i Hyrremit vetëm qàn, pa u ndàlur. Esma i tregon se nuk di më çfarë t’i bëjë dhe Hyrrem thërret një mjeke. Dyshimet e mjekes janë se mund të ketë probleme në stomak, por ilaçi që ajo jep nuk bën dobi. Lajmi shkon deri tek Sulltani, i cili thërret mjekun kryesor dhe më të madh të sarajeve. Me shumë kéqardhje, ai i tregon se Xhihangiri i vogël ka një problem serioz në trup.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*