Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem ka filluar përgatitjet për zhdùkjen e Ibrahimit

Kònkubina e ardhur në saraje, quhet Izabela, dhe është princeshë. Ajo u zu ròb dhe tashmë pa zgjidhje, ndodhet e nënshtruar nga perandoria Osmane, ndonëse po e trajtojnë ashtu siç është, një princeshë. Pranë shtëpisë ku ajo po qëndron, do të shkojë zotëri Gritti. Ai kërkon të flasë me të, por rojet kanë urdhër të prerë që të mos lejojnë asnjë pranë princeshës. Ajo del në dritare për të folur me të. I kërkon të lajmërojë të fejuarin e saj dhe se do e mbulojë në florinj nëse arrin ta shpëtojë që aty. Zotëri Gritti, i kërkon asaj të mos shqetësohet aspak dhe i premton ta shpëtojë.

Ndërsa Hyrrem, e painformuar mbi ardhjen e re, ndodhet në tarracën e dhomës së saj. Që aty, ajo shikon Ibrahim Pashanë duke qëndruar me Sulltan Sulejmanin. Marrëdhënia saj me Pashanë nuk ka qenë asnjëherë e mirë, por me rastin e Leos, ajo ka arritur në një urréjtje të pandalshme. Çdo ditë pret të gjejë një shkak, për ta shuar njëherë e mirë atë. Ajo i premton vetes se do marrë hàk për vuàjtjet që i ka shkàktuar. Ndaj, menjëherë ajo vazhdon me veprimet. Gyl agai i mundëson asaj takim me Jakub efendiun. Hyrremi i kërkon atij një helm i cili shkakton vdékje të avazhdë, pa u vënë re, dhe që i jep shumë dhìmbje.Hureminu noćnu moru glumi Melike, kći turskog ministra | 24sata

Nga ana tjetër, për herë të parë Sulltan Sulejmani takohet me princeshë Izabelën. Ajo, e pret që në fillim me një përbùzje dhe urréjte. Në vendet nga të cilat vjen princesha, Sulltan Sulejmani njihet si bàrbar. Dhe të tillë e quan. Sulltani e pyet përse ka këtë mendim dhe princesha menjëherë nis të rreshtojë ankesat e saj. Sulejmani e dëgjon me vëmendje, porosit shërbëtoret të kujdesen për të dhe largohet.

Sakaq, Hyrremi, në takimin e saj me Jakub efendiun kuptoi se për të realizuar atë plan që kanë, i duhet të marrë një send, objekt të Ibrahim Pashait, të cilin ai nuk e ndan kurrë nga vetja. Mendja i shkon tek ditari që ai ka gjithmonë në duar. Për ta marrë, ajo ka një tjetër ide. Nga bizhuteritë e saj të vyera, Hyrrem nxjerr një nga dhuratat e Sulltanit, për t’ia dhuruar Hatixhesë. Ajo shkon pranë Gylfemit, dhe duke i treguar dhuratën, i kërkon asaj ta shoqërojë për në sarajet e Ibrahim Pashait, dhe Gylfem pranon me kënaqësi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*