Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem débohet nga sarajet

Pasi i mbylli portën në fytyrë, Sulltani urdhëron débimin e saj nga sarajet. Për këtë lajmëron të parën nënën e tij, e cila çuditet pafund nga guximi që ka treguar Hyrremi sa të shkojë në këtë gradë. Ajo kujdeset personalisht për ikjen e Hyrremit. Kjo e fundit, nuk e beson që Sulltani ka urdhëruar largimin e saj, ndaj shkon në zyrën e tij. Ai as që dëshiron ta shikojë me sy, duke e fajésuar me màshtrim. Sipas Sulejmanit, ajo e màshtroi për ta futur në atë valle, me idenë se do arrinte të vendoste celebrim me të.

Hyrrem nuk e pranon në asnjë mënyrë që ta ketë màshtruar, madje as që i kërkoi që ta bënte një grua të lirë, ishte vetë ai që dëshiroi dhe vendosi. Megjithatë, Sulltani nuk pranon ta dëgjojë dhe as nuk ndryshon vendimin e tij. Për këtë, Mahidevrani është më e lumtur se kurrë, ndërsa nëna Sulltaneshë ende e habitur.

Nga ana tjetër , në sarajet e Ibrahimit ndodhet Nigari, e gatshme të vetëflìjohet për dashurinë e saj të pamundur ndaj pashasë. Pasi i lë letrën në zyrën e tij, ajo hip mbi një lartësi shumë të madhe. Teksa Ibrahimi e shpëton atë, Hatixheja ka në dorë letrën por nuk arrin dot ta lexojë. Ama, Ibrahimi i thotë Nigarit që të mos mendojë se i intereson jeta saj dhe po e shpëton, thjesht nuk do të merret me telashe të tjera.

Pasi mëson se çfarë ka planifikuar Hyrremi, Hatixhe shkon pranë saj për t’i thënë t’i thërrasë mendjes sepse nuk i duhet një rrezìk i tillë përderisa Sulltani e mban në pëllëmbë të dorës. Përveçse me Hatixhenë, Hyrremi takohet edhe me pashanë. Ky i fundit i thotë se ajo nuk ka asnjë àrmik më të madh se vetë ambicien e saj, si dhe së shpejti do bjerë pre e asaj ambicieje të sémurë. Të njëjtën gjë paralajmëron edhe Hyrremi Ibrahimin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*