Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem humbet lojën e saj

Hyrrem mendon një lojë për Mahidevranin, duke shpresuar se në fund të saj, do arrijë ta débojë Mahidevranin nga haremi, për të marrë vetë drejtimin në duar. Me ndihmën e Gylit, ato krijojnë një situatë ku do duket sikur Mahidevrani ka téntuar të vràsë nënën Sulltaneshë, dhe këtë e bën duke e parë vetë Hatixheja me sytë e saj. Kështu, duke e përmbàjtur veten me vështirësi, Hatixhe shkon pranë Mahidevranit dhe e urdhëron të largohet që aty. Duke e mëshiruar, nuk do i tregojë Sulltanit, por do i lërë asaj mundësinë t’i thotë vetë atij se dëshiron të shkojë në sanxhakun e Manisës me të birin.

Sado që Mahidevran e mohon, askush nuk e dëgjon. Të nesërmen në mëngjes, Hyrremi po pret ardhjen e saj në dhomën e Sulejmanit. Mahidevran, e shoqëruar nga Hatixheja, i thonë Sulltanit se ka marrë një vendim lídhur me një nga punëtoret e haremit. Hyrremi habitet shumë dhe kupton se loja i është sjellë asaj vetë. Hatixhe ka mësuar çdo gjë se si ka ndodhur dhe si përfundim Hyrrem kësaj rradhe del e hùmbur. Për më tepër, débojnë edhe Gyl agën jashtë sarajeve për ndihmën e pistë që ka dhënë.

Sakaq, Mahidevran ka vendosur që të dërgojë një vajzë për haremin e Mustafasë. Ajo ka zgjedhur Ajshenë, e cila po përgatitet për të shkuar pranë princit. Mahidevran i kërkon Fatmës që të merret personalisht me çështjen duke mos lejuar të ndodhë ndonjë gjë e papritur. Por, nga xhélozia, do jetë vetë Fatma ajo që do rrëzojë Ajshenë nga shkallët dhe do shkojë vetë pranë Mustafasë. Megjithatë, ky i fundit e refuzon sërish duke menduar Efsunin.

Në saraje do vijë një nga fàllxhoret më qesharake, që njëkohësisht tregton copa. Pasi luan e qeshet me vajzat, me shumë fríkë ajo shkon pranë Hyrremit, pasi i kanë thënë se ajo është shtrígë dhe me një shikim të vérbon. Fallxhorja futet në dhomën e Sulltaneshës, dhe pércjell lajmin se një grua po e prét dhe është shprehur të jetë çështje jetë a vdékje. Në takim, Hyrrem takohet me Gylshahun, e cila është shpérfytýruar nga téntativa për vràsje që i kanë bërë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*