Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem fut Norën në dhomën e Mustafasë

Nora shkon në dhomën e Mustafasë për të pastruar. Sapo ai hyn në dhomë, ajo emocionohet dhe fillon të drìdhet. Nora i merr dorën duke ia mbajtur në duart e saj, dhe më pas e lëshon e largohet duke kërkuar falje. Po atë ditë, Gylshah do zgjedhë vajzat që do shkojnë në mbrëmje për argëtim tek Mustafai. Ndër to, zgjidhet edhe Nora. S’do vonojë shumë dhe Gyli do i shkojë pranë Norës duke e ofénduar. Në mbrojtje të saj vjen Gylshahu e cila preferon ta mbajë afër duke e parë Norën si àrmike të Hyrremit.

Nora me vajzat e tjera shkojnë në dhomën e princ Mustafasë. Pasi kërcejnë, ai urdhëron rojet që t’i sjellin të nesërmen vetëm Norën në dhomë. Nora merr lajmin e gëzueshëm dhe duke u takuar në fshehtësi të plotë me Hyrremin, i thotë se ia arriti t’i hynte në sy pasardhësit Mustafa. Hyrrem e uron dhe e fton në dhomën e saj për t’i dhënë këshillat e duhura që ta bëjë njëherë e mirë për vete.

Sakaq, Hyrrem do takohet edhe me Ibrahimin. Ky i fundit i shpreh ngushëllimet e tij për djégien, por Hyrrem, duke mos ia marrë për bazë, i thotë që të bëjë çmosin për ta ndaluar nënën Sulltaneshë, ndryshe do e ndalojë ajo vetë. Edhe Sulltani e thërret Ibrahimin në dhomën e tij dhe pasi e krìtikon réndë që nuk e mbajti amanetin e dhënë mbi kujdesin ndaj Hyrremit, Ibrahim përgjigjet se nuk donte që Sulltani të mbetej mes dy zjàrreve; nëna dhe Hyrremi. Pasi, të gjitha shenjat tregojnë se ka qenë nëna ajo që ia ka ngritur kùrthin Hyrremit.

Ibrahim përgatit një darkë në shtëpinë e tij për t’i mbledhur të gjithë dhe për t’i bashkuar me nënën Sulltaneshë. Hyrremi i puth dorën kësaj të fundit, e detyruar nga prezenca Sulejmanit. Në tavolinë, nëna tenton të tregojë Hyrremin si një person jashtë rrethit familjar, gjë që do kundërshtohet nga Sulltani. Duke mos duruar më, nëna largohet dhe Ibrahimi i thotë se me këtë gjest ka hùmbur shumë pikë para të birit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*