Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem do të kopjojë Mahidevranin

Për fatin e mirë të sulltaneshës Hatixhe dhe Ibrahimit, Hyrremi ndodhet aty gjatë momentit të lindjes së foshnjes. Por foshnja ka diçka. Ai nuk qàn sapo lind, dhe mesa duket nuk merr as frymë. Pasi mjekja me dituritë e saj dorëzohet, Hyrrem merr foshnjen në dorë. Pas disa shpullave në vendin e duhur, ajo arrin ta kthejë në jetë. Lòtët e trìshtimit për të gjithë kthehen në lòt gëzimi, dhe e tëra falë Hyrremit.

E gjithë familja falenderon Hyrremin për ndërhyrjen e saj dhe edhe një herë tjetër më shumë, Sulejmani ndihet krenar me të. Pavarësisht urréjtjes që ekziston mes saj dhe Ibrahimit, edhe ky i fundit e falënderon shumë për dhuratën e madhe që i bëri. Sulltan Sulejmani , foshnjës së lindur, djalit, i vendos emrin Mehmet. Sakaq, Izabela ka rënë nga një tatëpjetë e gjatë teksa përpiqej të arràtisej. 

Dhe ka rënë pikërisht në këmbët e sulltan Sulejmanit. Ai e merr princeshën me vete në kalin e tij dhe e kthen në shtëpinë ku ka vendosur që më herët që ajo të qëndrojë. Sulltani kritikon rojet dhe i paralajmëron që të jenë më të vëmendshëm. Ndërsa me Ibrahimin, atij ende nuk i ka kaluar e gjitha çfarë ka pasur.

Nga ana tjetër, Hyrrem, pasi mësoi se sulltaneshë Mahidevrani do bënte çezme e hamame në emër të saj për njerëzit në nevojë, dëshiron të bëjë edhe ajo. Për këtë temë, për të marrë leje, ajo shkon pranë nënës Sulltaneshë. Ajo i shpreh dëshirën që ka, dhe në ato momente pranë saj ndodhet edhe Mahidevrani, e cila nënqesh me përtallje. Nëna Sulltaneshë i thotë se e ka miratimin e saj, por më parë i duhet të marrë një letër aprovimi nga shehu i vendit,nëse ai e sheh të arsyeshme sipas ligjeve sheriatike. Ndaj, ajo menjëherë i shkruan letër atij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*