Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem dhe nëna Sulltaneshë kanë parandjenja të këqia

Që natën kur Ibrahim pashai i ledhatoi faqën Nigarit, ajo nuk ndalon së menduari për të, edhe pse nuk do. Duke ecur koridoreve, ajo dëshiron të ndalojë në dhomën e Ibrahimit, në mungesë të tij. Sapo i afrohet, ajo shikon sulltaneshë Hatixhenë aty dhe largohet menjëherë. Pasi bie të flejë, ajo sheh në ëndërr veten me pashain, në momente intìme, dhe zgjohet duke i kërkuar falje Zotit.

Nga ana tjetër, sulltanesha Hyrrem po shijon momentet e qetësisë dhe dashurisë në Edirne. Ajo dhe sulltani ia shprehin vazhdimisht njëri tjetrit afeksionin që kanë. Gjithashtu, Sulejmani merret me mësimin e të birit, për përgatitje lùftàrake. Në të njëjtën kohë, në sarajet e Ibrahimit, ndodhet Sadika e cila vazhdon të kontrollojë në dhomën personale të piktor Leos, për të gjetur se çfarë e lidh atë me Hyrremin, por më kot, asgjë.

Ndërsa Hatixhe po bëhet gati për tu kthyer në sarajet e saj dhe përshëndetet me nënën Sulltaneshë. Kjo e fundit i thotë se ndjen një merak brenda vetes, që e bën të ndihet shumë kéq nëse e bija ikën, por megjithatë sulltaneshë Hatixheja largohet. Të njëjtën gjë si nëna Sulltaneshë, ndjen edhe Hyrremi . Pasi zgjohen në mëngjes, ajo sheh zogjtë e vegjël të ngordhur, dhe i shpreh Sulejmanit se kjo është shenjë e keqe. Duke mos e marrë seriozisht parandjenjën e saj, dhe me kërkesën e Mustafasë që të kthehet pranë së ëmës, Sulltani i dërgon ato për në saraje.

Teksa Hyrremi me pasardhësit janë rrugës për në saraje, atje ka ndodhur sùlmimi. Jeniçerët janë çuar për grusht shteti. Fillimisht ato do bastisin sarajet e Sulltanit, dhe më pas sarajet e Ibrahimit. Në të dyja sarajet ka ténsion, frikë, lutje dhe lòt. Duke qenë se sarajet janë ndërtuar me planifikim për strehim edhe në raste sùlmesh apo grùshtesh shteti, të gjithë strehohen në katet poshtë sarajeve. Hyrrem mbërrin në pallatin e Ibrahimit më parë. Ato arrijnë të manovrojnë me ndihmën e Leos dhe Matrakçiut. Por sa dëme do shkàktojë ky grush shteti? A do ketë të lénduar ?

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*