Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem bën një gjest të paharrueshëm

Hyrremi ndodhet prezente teksa Ibrahimi dorëzon ditarin e tij tek Nigari, për t’ia vënë në vendin e vet. Menjëherë i vihet pas Nigarit dhe kërkon t’ia japë ditarin, por më kot. Nigar i thotë se nuk mund ta bëjë këtë pasi ka frikë pasojat nga Ibrahim Pashai. Pasi shikon që Nigari është e vendosur të mos ia japë ditarin, i kërkon që së paku ta lejojë që ta shfletojë. Kështu, Hyrremi e merr në duar, e shfleton dhe shikon se është fletorja më persona e Pashait.

Ndërsa nëpër rrugët e pazarit dhe popullit të thjeshtë, ka filluar të ndihet tema e statujave që Ibrahimi ka vendosur në kopshtin e tij. Ato e krahasojnë me njërin nga profetët e fesë Islame, Ibrahimin. Sipas tyre, ai në kohën e tij i ka hequr statujat pasi populli i mbante si zota dhe i adhuronin, ndërsa Ibrahimi tjetër, pra Ibrahim Pashai, i solli sërish ato. Populli thotë që nuk do pranojë që një turp të tillë ta bëjë një nga drejtuesit më të mëdhenj të perandorisë së tyre.The Magnificent Century || Ibrahim & Hurrem & Nigar - I Miss The ...

Për po të njëjtën çështje, Hyrrem shkon pranë nënës Sulltaneshë. Ajo i tregon për statujat, gjoja e shqetësuar se çfarë do thotë populli dhe nëse do reagojnë ndaj kësaj gjëje. Nëna Sulltaneshë, e painformuar më parë mbi statujat në bahçen e së bijës, fillon të ketë shumë merak. Pasi largohet Hyrremi, ajo kërkon të takojë të birin, Sulejmanin. Ajo ia shpreh shqetësimin e saj Sulltanit, por ky i fundit thotë se ka qenë në dijeni dhe dakord që në fillim të sjelljes së atyre statujave si dhuratë për Ibrahimin, dhe nuk do hiqen që aty.

Por, për momentin do zbehet tema e statujave, pasi ka ardhur momenti që sulltaneshë Hatixheja të lindë. Ajo fillon të ketë dhìmbje, dhe menjëherë mblidhet i gjithë stafi i duhur për të krijuar kushtet që sulltanesha të lindë. Pranë do ndodhet edhe Hyrremi. Ajo shikon që djali i sulltaneshës e pashait nuk po merr frymë, nuk po qàn. Pasi mjekja nuk i jep më shpjegim dhe të tjerët fillojnë të qajnë duke e menduar si të vdékur, Hyrrem e merr djalin në dorë. Ajo i bie atij në shpinë derisa ai reagon dhe vjen në jetë. Askush nuk do e harrojë këtë mirësi të madhe të Hyrremit.5 Hatice i Ibrahim | ask.fm/WspanialeStulecieHurrem

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*