Sulejmani i Madhërishëm/ Hyrrem arrin të hàkmerret ndaj Fidanit dhe Fatmës

Mahidevran përgatit Fatmën për të shkuar tek i biri në darkë. Këtë e shikon Gyli i cili i jep menjëherë lajmin Mustafasë se Mahidevrani ka débuar Efsunin. Ai merr masat menjëherë. Vetëm me një urdhër, Efsuni rikthehet sërish në saraje. Fatma i tregon Mahidevranit se Mustafa e ka kthyer mbrapsht ndërsa në derë ka parë Gylin. Duke menduar që mund të jetë njëri i Hyrremit, Mahidevran paralajmëron sërish Efsunin për pàsojat nëse nuk do jetë e sinqertë.

Për Fatmën nuk do mbàrojë me kaq. Ajo përballet me Efsunin dhe kjo e fundit i rikujton se sa e pavlerë është ajo për Mustafanë. Për më tepër, Hyrrem i afrohet Fatmës dhe Fidanit teksa ndodhen në harem duke bërë thashetheme. Ajo i thotë nëse e kujton natën kur e ka djégur, pasi vetë Hyrremi e mban mend shumë mirë. Po atë natë, me urdhër të Hyrremit, Fatmën dhe Fidanin i kapin dhe i djégin në fytyrë.

Nga ana tjetër, Hyrrem përcjell tek Sulejmani lajmin e statujës që Ibrahimi po i bën vetes. Të nesërmen, Sulltani mbërrin tek Ibrahimi. Pashai i tregon se i ka bërë surprizë një statujë me pamjen e tij, ndërsa fshéh statujën e bërë për vete. Më pas, Ibrahimi niset për tek Nigari. Ajo ka në shtëpi Dajen e cila i ka ardhur për vizitë. Nigar rri si në gjémba dhe i kërkon të largohet kur i troket dera pasi e di se është Ibrahimi dhe nuk do që Daje ta mësojë. Megjithatë, Daje e shikon nga larg se është Ibrahimi ai që i troket në portë Nigarit.

Ndërsa dashuria mes Ajbigesë dhe Balit duket se do marrë fund njëherë e mirë. Fillimisht ato vendosin që të arràtisen të dy së bashku dhe të fillojnë çdo gjë nga fillimi. Ato puthen sërish më pas Ajbige merr lejen nga Sulltani që të vizitojë familjen e saj para fejese. Por, Bali heq dorë nga Ajbige dhe planet e tyre kur Sulltani e ngarkon me detyrë që ta përcjellë atë për në vendlindje. Ai nuk mund të shkélë emanetin. Ajbige mëson se Bali ka qenë sërish pranë një femre në mejhane dhe i kërkon llogari, ndërs Bali i thotë se është ngatërruar pasi ai në asnjë moment nuk i ka shprehur dashuri. E zhgénjyer nga ai, Ajbige pranon martesën me Mustafanë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*