Sulejmani i Madhërishëm/ Hatixheja dhe Hyrremi përjetojnë debat të madh

Sulltan Sulejmani me Ibrahimin, dhe tashmë edhe me Bali Bej Mallkoçollunë ndodhen në lùftë, duke lùftuar si më trìmat e asokohe. Ajo që Bali Bej do vërejë mes marrëdhënies së Sulejmanit me Ibrahimin, është një ftohje aspak e këndshme. Ibrahimi shpesh flet duke dhënë mendimin e tij mbi planet që do bëjnë, por Sulltani kthehet nga Bali Bej duke mos e përfillur aspak Ibrahim Pashanë.

Sakaq, në sarajet gjendjet janë si gjithmonë; me ìntrìga, vetëmbrojtje, ulje e lavdërime. Teksa Hyrrem është duke kaluar pranë haremit, shikon një vajzë të re të ardhur, e cila po mban disa çarçafë e batanije në duar. Ajo rrézohet mu përpara këmbëve të Hyrremit dhe nga sìkleti, kërkon falje disa herë rresht, por Hyrrem e pyet nëse është mirë, se kjo ka rëndësi. Sjellja e vajzes i pëlqen shumë Hyrremit. Ajo e pyet Symbylin për emrin e vajzës, dhe i thotë se quhet Nilyfer. Kështu, Hyrrem urdhëron që ta dërgojnë si shërbëtore personale, pasi dëshiron ta ketë afër vetes.

Ndërsa nëna Sulltaneshë po mundohet që të mos e ndjejë populli mungesën e zemërgjerësisë dhe përkujdesjes së Sulltan Sulejmanit ndaj tyre. Ajo urdhëron Dajen që të kujdeset për shtresat më të ndjeshme të popullit; për të varfërit, për jetìmët, për gratë e ve si dhe të sëmùrët. Ajo do që atyre të mos u mungojë asgjë teksa vetë familja Sulltanit mbahet me gjithë të mirat. Më pas, pranë saj shkon Hatixheja me Mihrimanë, vajzën e Hyrremit. Nëna Sulltaneshë kënaqet duke e parë të bijën ashtu të lumtur.
Por, në darkë, lumturia e Hatixhesë, si dhe marrëdhënia mes saj dhe Hyrremit, do prishen. Gyl agai shkon pranë tyre për t’i thënë se kanë ardhur vajza të reja, si shërbëtore.

Si për shaka, por edhe pak me të vërtetë brenda, Hyrremi i thotë se ndoshta duhet të krijojë edhe një harem për Ibrahim pashanë. Në atë moment Hatixheja acàrohet tepër shumë dhe ngrihet duke i thënë të mos harrojë se ajo është bërë sulltaneshë vetëm se ka lindur djem për Sulltanin, por në të vërtetë do mbetet gjithmonë vetëm një skllàve dhe shërbëtore e familjes së tyre. Ndërsa Hatixheja është lindur sulltaneshë dhe nëse Ibrahimi mendon të ketë një femër tjetër, do e ndajë dhe do e shkarkojë nga çdo detyrë perandorike.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*