Sulejmani i Madhërishëm/ Gylshahu dhe Hyrremi màshtrohen nga Nigari

Gylshahu, që në momentin që ka kaluar në krahun e Hyrremit, është lídhur pas saj me shumë devotshmëri. Ajo kërkon të gjejë me doemos se kush është e preferuara e Sulltanit. Rastësisht, ajo bëhet pjesë e një bisede mes Hatixhesë dhe Firuzesë. Nga ajo bisedë, Gylshahu kupton se Firuzeja është ajo që po kërkojnë prej vitesh. Teksa merr të largohet, Gylshahun e zë në befasi sulltaneshë Hatixheja, e cila do urdhërojë edhe arrestimin e saj. Për ta mbajtur brenda, Hatixheja i tregon Afifes se mund ta akùzojë për shumë gjëra; rrýshfet, màshtrim, kércénim, e të tjera.

Sakaq, me urdhër të sulltaneshë Hatixhesë, Afifeja, si drejtuesja e harémit, i ka shkruar dhe dërguar një letër Sulltan Sulejmanit. Në të, Afifeja i shpjegon se çfarë ka ngjàrë në hàremin e tij, me njërën nga vajzat, Nadian. Letra dërgohet dhe kur mbërrin në vendodhjen e Sulltanit, ajo bie më parë në dorë të Rrustem Agës. Ky i fundit, për të siguruar çdo hap për sulltaneshë Hyrremin, e lexon vetë fillimisht. Sapo përfundon leximin, ai e djég letrën dhe Sulltani nuk merr vesh asgjë.

Hyrremi mëson se Gylshahu është kàpur, por nuk e di se për cilën arsye. Ajo është e lòdhur nga Gylshahu, e cila shpesh vepron në mendjen e saj dhe përfundon në télashe. Hyrremi dërgon Nigarin për të zbùluar se si qëndron e vërteta e arréstimit të Gylshahut. Nigari shkon dhe mëson detajisht çfarë Gylshahu ka dëgjuar nga biseda e Hatixhesë me Firuzenë, dhe i thotë se Hyrremi do bëjë çmos për ta nxjérrë. Por, nuk i tregon Hyrremit për Firuzenë.

Nga ana tjetër, në përgatitjet për lùftë që po bën Sulltan Sulejmani me Ibrahim Pashanë dhe gjithë anëtarët e tjerë drejtues të Perandorisë Osmane,është gjithë kohës një situatë e ténsiònuar. Për shkàk të pikëpamjeve të Ibrahimit dhe insistimit të tij, Sulltani del në kònkluziònin se fàjet e Iskenderit duhet të pàguhen me dénimín e ekzékutímit. Ai jep urdhrin dhe Iskenderi vdés. Gjatë natës, Sulejmanit i del në ëndërr Iskenderi i cili i thotë se ka hyrë në hàk me një të pafàjshëm dhe se kjo do i léndojë ndérgjégjén gjithmonë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*