Sulejmani i Madhërishëm/ Fatma i djég fytyrën Hyrremit

Sulejmani me Ibrahimin dhe Mustafanë ndodhen ende në lùftë, kësaj here për një kohë shumë më të gjatë se zakonisht. Mëshira e tepruar që Mustafa ndjen edhe ndaj àrmikut, do jetë në dém të tij. Ai rrézikon të hùmbasë jetën, por një ùshtar e shpëton në kohë. Megjithatë ai është i plàgosur dhe për këto nuk pranon t’i thotë babait të tij, dhe as nuk i lejon të tjerët të flasin. Në mbrëmje, ai ndodhet me Ibrahimin duke biseduar rreth një zjàrri të ndezur për ngrohje, dhe Sulejmani dëgjon Ibrahimin tek e nxit Mustafanë për ditën kur do i drejtojë ai vetë tokat. Kjo nuk do i pëlqejë aspak.

Ndërsa në harem punët i ka marrë lumi. Çdo gjë është kthyer për kéq. Sa më shumë që Hyrrem mundohet për barazi, aq më tepër i kthehen planet. Ajo vendos që t’u shpërndajë të gjithë vajzave para, pa dallim nëse janë pro ose kundra saj si sulltaneshë. Fatma gjen rastin për të nxjerrë sërish problem. Ajo nuk i pranon paratë prej saj dhe merr para të tjera nga Mahidevrani si pagesë për misionin e saj të ri. Gjatë natës, Fatma vjédh të gjitha paratë që u janë dhënë dhuratë nga Hyrremi, dhe i vendos nën jastëkun e Elifit, vajzës së parë të preferuar të Mustafasë.

Duke zgjedhur Elifin si vìktimë të rradhës, plani do duket në pamje të parë sikur është ngritur si kùrth nga ana Hyrremit për të akùzuar të preferuarën e Mustafasë, pasi e dinë se ajo do ketë mbështetjen e të gjithë vajzave. Elifi është e dashur dhe shoqe me të gjithë. Megjithatë, urdhëri për dénim ndaj Elifit është débimi saj jashtë sarajeve. Ajo pranon të vetéflijohet sesa të jetojë larg Mustafasë, dhe i vë vetes zjàrrin duke u djégur e gjallë.

Gjoja për hàkmarrje ndaj Hyrremit për Elifin, vajzat krijojnë planin menjëherë. Ato mbajnë të pénguar në anë të ndryshme të gjithë shërbëtorët e rëndësishëm; Nigari, Symbylin e Gylin. Ajbige mëson për lajmin dhe vrapon të shpëtojë Hyrremin por edhe atë vetë do e kapin. Hyrrem mbetet e vetme në dhomë dhe nuk ka më nga t’ia mbàthë. Vajzat e haremit, të drejtuara me në krye Fatmën, i hynë Hyrremit në dhomë, duke ia djégur të gjithë fytyrën me zjàrr.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*