Sulejmani i Madhërishëm/ Fallxhorja sarajeve parashikon të ardhme të tmerrshme

Gjendja në saraje vazhdon të jetë e njëjtë. E gjithë situata duket se do krijohet kundër Hyrremit. Kohët kalojnë dhe asaj i vjen sërish koha të lindë. Ajo i shton edhe një pasardhës tjetër perandorisë Osmane. Vite kalojnë dhe Mustafasë i ka ardhur koha të rikthehet në sarajet e tij. Ai vjen së bashku me nënën e tij, sulltaneshë Mahidevranin. Kjo e fundit ndihet shumë më e pushtetshme se përpara, dhe menjëherë fillon të zgjedhë haremin për djalin e saj.

Vajzat e haremit kanë filluar grìndjet mes njëra tjetrës për pasardhës Mustafanë. Njëri grup vajzash, u thotë vajzave të Hyrremit se ato nuk do jenë kurrë pjesë e haremit të Mustafasë pasi Mahidevrani ua ka ndaluar. Tashmë të gjitha vajzat synojnë të jenë në zemër e sy të Mahidevranit, duke meduar të ardhmen krah princit Mustafa. Sakaq, ky i fundit është takuar me babanë e tij. Sulejmani mbetet i habitur nga ndryshimi i të birit dhe burrëria që ka fituar.

Ai e fton t’i kërkojë çfarë të dojë pasi është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të. Msutafa përgjigjet se nuk mund të kërkojë asgjë pasi luksi tij më i madh është fakti që është djali tij. Ai kryen traditat që i takojnë një pasardhësi që e ka rradhën e pushtetit pas Sulejmanit. Për këtë pushtet flet edhe Ibrahimi me Nigarin në takimin e tyre në mbrëmje. Ibrahim Pashai premton se sa të jetë ai gjallë, askush nuk guxon ta prekë pasardhës Mustafanë.

Nga ana tjetër, femrat janë grumbulluar të gjitha në dhomën e nënës Sulltaneshë, me urdhër të së cilës kanë thërritur një fallxhore e cila do u lexojë të ardhmen. Ajo shkon e lumtur me idenë se do i japë lajme të gëzueshme, por shikon shumë vdékje dhe fatkéqësi në të ardhmen e tyre. E frìkësuar, ajo nuk mund të lexojë më dhe bie në tokë pa ndjenja. Ndonëse të gjitha i frikësohen kësaj të ardhme, ato vazhdojnë me punët e tyre. Mahidevran, për herë të parë, do zgjedhë femrat që do shkojnë tek i biri, siç ajo është zgjedhur dikur nga nëna Sulltaneshë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*