Sulejmani i Madhërishëm/ Ditari Leos bie në dorë të nënës Sulltaneshë

Sakaq, Hyrrem shkon pranë Balit pasi gjithë ditën kërkon Nilyferin por nuk e gjen. Ajo ia paraqet të pamundur opsionin që Nilyferi ta ketë thérur kalin e saj. Por pa hùmbur aspak kohë dhe pa u zmadhuar çështja, Nilyferit ia marrin jetën. Ajo kalon e vdékur, e shtrirë dhe e mbuluar mbi barrelë, para syve të Hyrremit. Ndërsa në dhomën e kësaj të fundit ndodhet nëna Sulltaneshë e cila ka shkuar të vizitojë mbesën dhe nipat, por ka gjetur vetëm përbùzje nga Mihrimah, e cila i thotë se nuk e do atë. Hyrrem mbërrin në dhomën e saj, duke u shprehur e bindur se e di që ka qenë dora e nënës Sulltaneshë në këtë mìzori.

Të nesërmen, Sulejmani me ushtrìnë e tij do nisen për luùftë. Teksa përshëndetet me të gjithë me rradhë, ai i lë amanet Hyrremin nënës së tij. Pas ikjes së Sulltanit, femrat vazhdojnë programin e tyre. Hatixhe kërkon nga Gyl aga që t’i gjejë sërish Jakubin, si dhe të dërgojnë sërish Nigarin për të shërbyer në sarajet e saj. Ndërsa Hyrrem dëgjon se Mahidevran po hap çezme në emër të saj, në zona të varfra. Nigar e këshillon që edhe ajo të bëjë të tillë punë në Meke dhe Medine. Pa vonuar, Hyrrem shkon të kërkojë leje për këtë nga nëna Sulltaneshë, e cila i thotë se vendimin përfundimtar nëse mundet apo jo, do e japë Shehu. Ndaj, Hyrrem shkruan një letër për Shehun, me ndihmën e Symbylit.

Nëna Sulltaneshë e lejoi t’i shkruajë, pasi e dinte se përgjigjia tij do ishte ‘jo’ dhe donte t’ia jepte në fytyrë sërish faktin që ajo është ende një skllàve ndaj nuk mund të bëjë çdo gjë që i shkon në mendje. Hyrremi e kupton se ky ka qenë edhe shkaku përse e priti me mirësjellje kur shkoi t’i kërkonte leje në dhomë. Nga ana tjetër, Mahidevran shikon që djali saj është shumë i afërt me fëmijët e Hyrremit ndaj dhe ky fakt e bezdis, ndaj mundohet ta parandalojë. Ndërsa Nigari, para se të bëhej gati për të shkuar sërish tek Hatixheja, merr ditarin e Leos që e kishte fshehur në bahçe.

Teksa ajo bëhet gati, në dhomën e saj hyn Gylshahu e cila shikon nga larg ditarin e fshehur në një cep. Pa rënë në sy, ajo merr ditarin dhe ia dorëzon sulltaneshës Mahidevran. Kjo e fundit është e sigurtë se në të ndodhen sekrete të Hyrremit të cilat nuk do donte kurrë t’i zbuloheshin. Kështu, ajo vendos mënyrën se si do e dìgjte më shumë Hyrremin, prandaj ia jep ditarin nënës Sulltaneshë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*