Sulejmani i Madhërishëm/ Bejazidin e ‘zënë màt’ në lùftë

Zonjushë Gabriela, që prej fillimit të afrimitetit me pasardhës Mustafanë, ka synuar të gjejë motrën e saj, të hùmbur në lùftë. Sipas të dhënave që ka arritur të mbledhë, e motra ndodhet në haremin e pasardhës Mustafasë. Motra e zonjushës Gabriela, është Rumejsa. Në një moment kur kjo e fundit gjendet vetëm, Gabriela shkon pranë saj, e thërret në emrin e vërtetë (Lukrecia) dhe i tregon se kush është. Të dyja vajzat kanë të njëjtin nishan në të njëjtin vend dhe kështu sigurohen se janë motra. Rumejsa e mòhon të ketë emrin e vërtetë Lukrecia. Vizitat e shpeshta të Gabrielës bien në vesh të Mustafasë. Si do e presë ai këtë gjë?

Sakaq, në sarajet e Sulltan Sulejmanit, e bija tij ndodhet në hamam kur pranë i vjen Sulltaneshë Esma. Kjo e fundit tenton ta léndojë me fjalë duke i përmendur Mallkoçollunë dhe dasmën mes tyre. Sado që Sulltaneshë Mihrimah i kërkon që të pùshojë së foluri, Esma vazhdon edhe më tepër. Në një moment, Mihrimah hùmbet torùan dhe shuplaka që ajo i jep, i shkàkton Esmasë rrëzím të réndë. Esma hùmbet ndjenjat dhe Mihrimah thérret menjëherë ekipin e mjékëve, duke e shpjeguar ngjàrjen si aksídent. Pas disa orësh, Esma përmendet por nuk e tregon të vërtetën, duke mbrojtur kështu Mihrimanë. Megjithatë, si Shahubani, ashtu dhe Hyrremi, kanë dyshímet e veta se në këtë aksídent ka gísht Sulltanesha Mihrimah.

Në saraje, pasardhës Bajazidi shpàllet i hùmbur. Askush nuk e ka parë dhe as nuk ka dëgjuar për të. Ai është larguar pa lënë gjurmë. Gjatë asaj kohe, Bejazidi ndodhet në përgatitjet e lùftës, i veshur me uniformën e ushtàrit. Gjatë një zénke me ushtàrët e tjerë, ai zbùlohet nga vëllai tij Selimi. Ky i fundit e dërgon përbàllë babasë së tyre, Sulltan Sulejmanit, i cili nevríkoset shumë nga veprimi i të birit dhe urdhëron menjëherë kthímin e tij në saraje.

Edhe Hyrremi me shërbëtorët e saj janë qetësuar pasi Xhihangiri u ka treguar se ku ndodhet Bejazidi. Ai kthéhet sërish në saraje, dhe me lòt në sy i tregon të ëmës që nuk është pendùar aspak dhe nëse sërish nuk do e marrin me vete, ai sërish do ia mbàthë. Hyrremi mundohet t’i shpjegojë se nëse të gjithë do largoheshin për në lùftë, ajo do mbetej e vetme, pa mbròjtje. Një tjetër lajm jo i mirë do mbërrijë për Sulltaneshë Hyrremin. Hoxhë Çelebija i tregon asaj se zonja që zotëron tokën ku planifikohet të ndërtohet xhamia, nuk pranon ta shesë shtëpinë e saj, sado që kanë tentùar ta bindin. Fare e qetë, Hyrremi kërkon ta takojë personalisht zonjën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*