Sulejmani i Madhërishëm/ Bali Beu dorëzon Arminën tek babai saj

Nigarit i shtohet çdo ditë e më tepër afeksioni ndaj Ibrahim pashait. Duke qëndruar në sarajet e tij, është bërë një arsye edhe më tepër. Tashmë që Ibrahimi është i sémurë dhe ka nevojë për kujdes, ajo gjen rast për t’iu afruar edhe më tepër. Sapo gjen mundësinë, Nigari i ofron atij ndihmën e saj për t’i lëshuar gota në shpinë, një metodë e mësuar nga brezat e mëpërparshëm të saj. Pasi e bën, ajo fillon ta lyejë në shpinë me ilaçin e dhënë nga doktorët. Kjo skenë do lërë shije shumë të pakëndshme tek Hatixheja. Ajo e thërret atë të flasin veçmas dhe e kritikon. Më pas, Hatixhe e urdhëron të kthehet në sarajet e Sulltanit, pasi nuk ka më nevojë për të.

Nga ana tjetër, Ibrahimi merr vesh se Bali Beu nuk e ka dërguar Arminën tek babi saj. Kjo e acàron shumë dhe menjëherë shkon të flasë me Sulejmanin. Ky i fundit i del për zot Bali Beut dhe ndjenjave të tij nga dashuria, si dhe i kujton Ibrahimit kohën që edhe ai merrte parasysh çdo gjë për ndjenjat e tij. Pastaj, Ibrahimi mundohet të flasë me Bali Beun, ta bindë se në fillim duhet të dorëzojë vajzën e të qetësojë të atin, më pas mund të flasin për t’i kërkuar dorën. Duke mos patur zgjidhje tjetër, Bali Beu dorëzon Arminën tek babai saj. Ai mendon se Armina po mbahej me zor aty por vajza e bind për të kundërtën. ws starter pack on Twitter: "Armin i Bali Bey #rtyourship ...

Nga ana tjetër, Sulejmani me Ibrahimin dhe Mallkoçollunë dalin në treg, të maskuar si njerëz të thjeshtë, që Sulejmani të jetë më në brendësi se çfarë mendon populli tij për të. Ai kupton se të gjithë po flasin për shpenzimet e tepërta të dasmës së Ibrahimit. Sipas tyre, ato kanë shfrytëzuar paratë e popullit, duke bërë shpenzime të panevojshme, dhe si konkluzion, Ibrahimi ua shpërbleu duke vënë statuja në oborrin e tij. Populli e gjykon rëndë shumë këtë situatë, por Sulejmani, duke bërë rolin e një njeriu të thjeshtë, i thotë të ketë kujdes me kë flet kështu pasi Sulltani nuk ia toleron një të folur të tillë.

Nga ana tjetër, Hatixhe shkon pranë nënës së saj. Ajo tregon për ikjen e princeshës nga sarajet e saj dhe se mund ta ketë trembur Hyrremi. Për më tepër, Mahidevrani tregon se e ka parë Hyrremin duke u futur në dhomën e saj teksa qànte me lòt pasi ka ardhur nga vizita tek princesha. Për të njohur princeshën si dhe për të ulur me këmbë në tokë Hyrremin, nëna Sulltaneshë përgatit një mbrëmje argëtuese, me muzikë e kërcim. Në harem, ajo ka thirrur edhe princeshë Izabelën, pa lajmëruar Hyrremin. Kjo e fundit do pësojë një shòk shumë të madh. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*