Sulejmani i Madhërishëm/ Bali Bej Mallkoçollu bëhet krah i djathtë i Sulltanit

Sulejmanit dhe ushtrisë së tij i zënë pritë në mes të pyllit, duke rrézuar në tokë Sulejmanin. Sapo bëhen gadi për ta vràrë, shpëtimtari tij bëhet Bali Bej Malkoçollu. Ai zë personin që kishte përgatitur àrmën për ta vràrë në vend Sulltanin. Mallkoçollu kap të gjithë të tjerët dhe i vendos të gjunjëzuar para Sulejmanit. Ky i fundit, u thotë ushtarëve të gjunjëzuar, që të kthehen nga kanë ardhur dhe të lajmërojnë eprorët e tyre se ai po bëhet gadi për të ardhur. Dhe më pas merr me vete Bali Beun, si mbrojtës dhe besnik të denjë.

Gylshah do ndalojë Esmanë, shërbëtoren e Hyrremit. Ajo e pyet se çfarë ka ngjarë me Nigarin dhe sulltaneshën Hyrrem. Esma do i tregojë thjesht se ka dëgjuar që e ka débuar nga dhoma, duke ia ndaluar t’i afrohet, por nuk e di arsyen. Esma largohet dhe Gylshah gjithashtu, për të përcjellë lajmin tek Mahidevrani. Probleme të vogla dhe zénka të vazhdueshme do jenë ende edhe mes Symbyli dhe tashmë rivàlit të tij, Gyl agait.

Kështu, teksa sulltaneshë Mahidevrani ndodhet në hamam, ajo urdhëron t’i thërrasin Nigarin. Ajo e pyet menjëherë se çfarë ka bërë që e ka zeméruar aq shumë Hyrremin sa ta pérzërë nga dhoma saj. Nigar fillimisht do mohojë të tregojë çfarë do lloj arsyeje, por Mahidevrani insiston. Duke mos patur rrugë-zgjidhje tjetër, Nigar i thotë se ka ndodhur për shkak të fshehjes së faktit që Gylshah ka thérur Gylnihalin. Nigar rréfen se ia ka mohuar, por sërish Hyrremi nuk e beson.

Nga ana tjetër, teksa Hyrrem kalon kohë me Hatixhenë, pranë tyre vjen Gyl agai. Ai ka fituar tërësisht besimin e Hyrremit. Sulltaneshat janë të shqetësuara mbi të ardhmen. Gyli i ofron atyre mundësinë të takojnë një magjistar. Jakub efendiun. Hatixhe fillimisht refùzon pasi atë e ka dëbùar nga sarajet Ibrahimi kur ai i ka thënë Mahidevranit se nuk do lindë më asnjë fëmijë, por Hyrrem kërkon me ngulm ta takojnë, fshehùrazi. Dhe ato e takojnë. Jakubi i thotë Hatixhesë se do lindje një djalë, ndërsa Hyrremi kërkon nga ai. Ajo do të dijë nëse ai mundet të përgatisë një hélm, për një person shumë mìzor.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*