Sulejmani i Madhërishëm/ Bali Bej i jep fund një tjetër dashurie

Hyrrem mbyllet brenda dhomës së saj, në gjendje të mërzitur, larg të gjithëve pasi këtë rradhë është zënë ngushtë. Por, Sulejmani ka dëgjuar që ajo ka qenë në dhomën e princeshës, dhe duke e ditur natyrën e saj, shkon ta paralajmërojë që të mos bëjë asgjë që nuk duhet. Hyrrem thotë se nuk e do princeshën rreth fëmijëve të saj por Sulejmani sërish insiston që të ketë shumë kujdes dhe ta pranojë që tashmë ajo është pjesë e haremit.

Mbi çështjen e Izabelës, Hyrremi i ka besuar Nigarit, por nuk e di se ajo është nën urdhërat e Ibrahimit, i cili është armik i hapur i Hyrremit. Gyl aga bëhet gadi për të zbatuar planin, por Nigar e ndalon duke i thënë se do e marrë ajo përsipër të bëjë çdo gjë.Supozohet se ato do merrnin një copë nga vajzat e sémura me mùrtajë, për t’ia ngjitur princeshës, dhe kështu Hyrrem do shpëtonte. Por Ibrahim ka urdhëruar Nigarin që ta helmojë Izabelën, pasi kështu do ishte një krìm më i dukshëm, i cili do i stampohej Hyrremit menjëherë.

Nga ana tjetër, Bali Bej ndodhet larg sarajeve, i kthyer për një kohë të shkurtër në vendlindjen e tij. Në çdo moment ai ka në mendje Arminën dhe fytyra tij nuk buzëqeshet aspak. Pa dëshirën e tij, në fshat lajmërojnë vajzën me të cilën dikur Bali Bej ka qenë në dashuri, dhe ajo shkon me vrap për tek ai. Vajza është shumë e lumtur por shikon që Bali Bej është i ftohtë. Ai i thotë të mos e presë më, pasi asgjë e mirë nuk do i vijë nga ai. Mallkoçollu i tregon se ka ardhur për një kohë të shkurtër dhe së shpejti do kthehet për në sarajet e Sullttanit. Ai largohet duke e lënë vajzën me lòt në sy.

Sakaq, Gyl aga ndjék Nigarin pasi kupton se ajo diçka po e bën në mendjen e saj, jashta planit. Ai shikon se Nigari djeg copën që mbante mùrtajën, dhe më pas shkon për në kuzhinë. Aty i hedh hélm ushqimit të princeshës, ndaj dhe Gyl aga fluturon për t’ia thënë Hyrremit sa më shpejt. Pa vonuar aspak, Hyrrem shkon në dhomën e princeshës por gjen Karminën të vdékur, shërbëtoren e saj. Ajo kërkon llogari nga Nigari, e cila justifikohet se po mendonte për më të mirën e sulltaneshës. Pasi e godet me shuplakë, Hyrrem urdhëron Nigarin që ta zhdùkë edhe Karminën edhe Izabelën, pa lënë asnjë gjurmë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*