Stuhi Dashurie/ Firuzeja me nënën e saj màshtrojnë Ertanin

Fehmiu, avokati i Ertanit shkon në spítal për të fotografuar familjen e Jashar Pinarit. Ai i lë të dijë se Firuze nuk ndodhet asgjékund, ndërkohë në foto paraqítet Elvani e përqafuar me shoqen e Firuzesë, të cilën Fehmiu dhe Ertani e pandéhin si Firuzeja e Jasharit. Megjithatë, Ertani nuk bíndet. Ai kërkon të vazhdojë me lojëra të tjera për ta vërtetuar. Ndërsa Firuzeja, falë Ajazit arrin të hyjë brenda në dhomë e të shikojë babanë e saj.

Ajazi léndon veten nga dhímbja kur shikon në çfarë gjéndje është Firuzeja dhe vendos të mos e lërë vetëm. Nga lòdhja, ato flenë gjatë gjithë natës në stolin e spítalit, sup më sup. Sapo ngríhen në mëngjes, Firuzeja diskuton me doktorin dhe mëson se gjéndja e të atit është më mirë. Ndërsa për të ëmën, punët do shkojnë kéq. Ajo nuk mund të pastrojë më si përpara në shtëpitë e të pasurve, pasi tashmë e pandéhin si hajdùte.

Firuze dhe Ertani shkojnë në punë në mëngjes por fshíhen kur shikojnë që Haluku ka mbërrítur në kompani. Ai i tregon ngjàrjen me gjòja asistenten e avokates dhe nga përshkrimi tij, Mehveshi me Ertanin kuptojnë se ka qenë Firuzeja, ndaj u duhet një tjetër strategji. Ertani detýron Firuzenë që të shkojnë së bashku në familjen e Jashar Pinarit, gjòja për ngushéllim. E zénë ngùshtë, ajo telefonon nënën e saj për ta ditur ku është.

Alija ndodhet në shtëpi por për të mos e mërzítur Firuzenë duke i thënë se nuk i japin më punë, ajo génjen dhe i thotë se është në punë deri vonë. Por, Firuzeja mbérrin me Ertanin dhe derën ua hap nëna saj. Duke vepruar në kohë dhe duke i dalë punës para, Firuze arrin të menaxhojë situatën dhe së bashku me Alijen màshtrojnë Ertanin. Sakaq, për Farukun do ndodhë një përbàllje shumë e paprítur. Kush ka ardhur në Stamboll për të?

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*