Stuhi Dashurie/ Firuze njihet me dashurinë e parë të jetës

Në  Tv Klan, nesër në orën 20:10 starton seriali i ri i quajtur ‘Stuhi Dashurie. Ky serial flet për një dashuri mes aktorëve kryesorë, Firuzesë dhe Ajazit, të cilët përjétojnë dashuri shumë të pastër, derisa fati vendos t’i ndajë në mënyrë shumë të padréjtë dhe të pabésë. Do jetë sërish fati ai që do i takojë pas disa viteve, por në kushte tërésisht të tjera. Firuze vjen nga një familje e thjeshtë, klasë punëtore dhe me shumë mùndime ekonomike. Ajo ka një vëlla më të madh, Farukun, dhe një motër më të vogël, Elvanin. Nëna saj, Alija, është shumë e padréjtë ndaj vajzave të saj duke i dhënë gjithmonë prioritet të birit.

Marrédhénia më e ngùshtë që ka Firuzeja, është ajo me babanë e saj, zotin Jashar. Në universitetin ku ajo studion për t’u bërë arkitekte, njihet me Ajazin. Nga ana tjetër, është familja tepër e pasur dhe me status në shoqëri, familja Dermikan. Ertani dhe Berraku janë motër e vëlla dhe punojnë së bashku në kompani. Sapo mbërrijnë herët në mëngjes, Ertani merr një telefonatë paràlajmëruése ku zonja përtej telefonit i kërkon Ertanit të mbàjë të mblédhur motrën e tij Berrakun, pasi kjo e fundit është bërë dàshnore e të shoqit të saj. Zonja i dërgon edhe fotot dhe kështu Ertani e vërteton. Ai e urdhëron të motrën t’i qëndrojë larg dhe ajo largohet e indínjuar duke qàrë. Në momentin që po prét rrugën, një makinë thuajse e përplàs por Berrakun e shpëton në kohë Ajazi.

Ajo bíe menjëherë në dashuri me të dhe i dërgon një dhuratë simbolike në shénjë falënderimi. Duke mos dashur të lërë kéqkuptime, Ajazi nuk e pranon dhuratën, ndaj ia jep vëllait së tij që t’a dërgojë në kompaninë e Berrakut. Vëllai Ajazit bën të kùndërtën, duke i dërguar letër komplimentuese dhe falënderuese. Të nesërmen në shkollë, Firuze mbërrin 5 minuta me vonesë në klasë dhe profesoresha e orës nuk e pranon. Asaj i del për zot Ajazi i cili i kujton profesoreshës rregullat e shkollës të cilët tolérojnë nxënësit deri në 10 minuta vonesë. Pas mësimit, Firuze merr dhuratën e parë nga Ajazi, një gotë çaji të ngrohtë në të cilën shkruhet ‘Nëse ti ke ftohtë, edhe unë kam ftohtë’. Kështu fillon historia tyre e dashurisë. Ato vendosin të shkojnë në një shfaqje të shkollës në mbrëmje por Firuzenë e ndalon e ëma e cila i ngàrkon të gjitha punët e shtëpisë.

Një ditë më pas, teksa Ajazi po prét Firuzenë për t’u takuar, ai rastisët me Berrakun në kafene. Berraku lumturohet shumë që e takon dhe nxítet nga fjalët e shoqeve të cilat e komentojnë Ajazin si një person që po ndjék Berrakun pasi është fíksuar pas saj. Por Ajazi është shumë i qartë. Ai i tregon se është në atë lokal për të prítur të dashurën e tij. Kështu, Berraku largohet tepër e mërzítur, duke qarë me dënesë. Gjithë mërzínë e saj, e shpreh para vëllasë, Ertanit. Ky i fundit është i aftë të bëjë çdo gjë për të motrën ndaj menjëherë urdhëron t’i gjejnë çdo informacion për Ajazin. Pròblemi më i madh i jetës së Ajazit, është babai tij. Ato filluan të jetojnë në Stamboll vetëm pasi ia mbàthën nga qyteti i mëparshëm, pasi nëna tyre dhe ato vetë dhùnohéshin nga i ati.

 

 

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*