Stuhi Dashurie/ Firuze arrin të shpëtojë nga situata më e vështírë

Ertani shkoi të vizitojë Jasharin në bùrg për t’i ofruar atij ndihmë dhe para në kémbim të héshtjes, por pasi doli i réfuzùar që aty, vendosi që të fillojë planífikímin e hàkmàrrjes, për t’i dhénë atij një mësim se çfarë do të thotë të refùzojë Ertan Demirkanin. Duke blerë me para një nga gardianët e bùrgut, Ertani urdhéron që atë ta zénë në  një moment kur është i vetëm dhe ta plàgosin. Ky nuk do jetë një mesazh vetëm për Jasharin.

Në të vërtetë, plani është bërë më së shumti për Firuzenë. Kjo, pasi me vizitën e fundit tek Jashari, Ertani filloi dyshímet se Firuzeja mund të jetë e njëjta Firuze me vajzën e tij, edhe pse pasqyron një tjetër mbiemër. Ndàj, plani i Ertanit konsiston në reàgimin e Firuzesë. Ai duhet të gjejë një moment që të vendosë Firuzenë përbàllë gruas së Jasharit, dhe kështu mund të shohë nëse ato të dyja do kenë lídhje me njëra-tjetrën apo jo.

Firuzeja telefonon nënën e saj për të ditur nëse është në shtëpi, por Alije e génjen vetëm për të mos e mërzítur Firuzenë duke i thënë se nuk është në punë. Ajo nuk mund të shkojë në punë pasi tashmë njerëzit e njohin si hàjdute. E gjitha, për faj të Farukut. Ky i fundit gjithsesi nuk ndodhet në shtëpi ndërsa Elvani është në shkollë. Firuze shkon me Ertanin në shtëpinë e saj dhe derën e hap zonja Alije.

Ajo çuditet kur shikon të bijën përkrah Ertan Demirkanit. Fjalët e Firuzesë të cilat i dalin para situatës, si dhe mímíkat që ajo i bën nënës së saj, e ndihmojnë që Alije të kuptojë situatën, ndàj mbàn anën e të bijës. Ertani largohet me Firuzenë pa zbùluar ende nëse është e bija apo jo, por brenda vetes ka ende dyshím. Sakaq, për Farukun do ketë një surprízë shumë të paprítur. Dikush ka ardhur në Stamboll vetëm për të, por kush është?  

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*