Stuhi Dashurie/ Ertani ‘shpëton’ Firuzenë nga nëna Ajazit

Faruku del nga shtëpia, në kërkim të ndonjë pune që mùnd t’i sjellë aq para sa për t’i mbýllur bòrxhin e qerasë Jasinit. Kështu, ai mùnd të shpëtojë Elvanën nga martesa me të. Por, për Farukun do ketë surpríza. Pas tij është vënë Sevdaja, vajza me të cilën kishte lídhje dashurore kur u arràtis nga shtëpia, por Sevdaja i mori paratë dhe u largua pa i thënë gjë. Tashmë ajo është kthýer, e pénduar.

Sakaq, Ferideja ndodhet në situatë shumë të síkletshme. Berraku e fton atë që të shkojë me të dhe Ajazin e nënë Safijen në apartamentin e ri të cilin po e planífikon për jetesën e re me Ajazin. Ajo i kërkon Firuzesë që ta marrë përsípër këtë projekt si një arkitekte e zonja. Firuzeja fillon të drídhet pasi është shumë e réndë për të. Kur mbétet vetëm me nënën e Ajazit, kjo e fundit e pyet nëse është e njëjta Firuze për të cilën Ajazi fliste dikur, por ajo largohet.

Firuzenë e ‘shpëton’ Ertani me telefonatën e tij pasi e urdhéron të largohen së bashku për në familjet e punëtorëve të lénduar e të vdékur. Ertani i ka mblédhur të gjithë atje, për t’u dhénë nga një shtëpi, në emër të familjarëve që kanë hùmbur. Një vajzë e vogël, e dallon Firuzenë por kjo e fundit i pérgjérohet që ta mbàjë këtë sékret pasi askùsh nuk duhet ta dijë se kush është në të vërtetë.

Pas takimit me familjarët, Ertani insiston që me Firuzenë të shkojnë në një bar, i cili ndodhet në katin më të lartë të një hoteli. Rastësisht, edhe Berraku me Ajazin shkojnë në të njëjtin vend. Ajazi thùajse hùmbet kontrollin kur i shikon ato të dy bashkë dhe sikur të mos mjaftonte, Ertani i tregon se Firuzeja i zgjon ndjénja që askush nuk i ka zgjuar prej shumë e shumë kohësh. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*