Stuhi Dashurie/Elvanit i kanoset shumë rrezik

Firuze ndodhet me avokatin që po e ndihmon me çështjen e babait së saj, Jashar Pinarit. Në duart e tyre kalojnë dokumentet që tregojnë dëshmítë e dhéna dhe të firmosura nga personat që akùzuan Jasharin si personin përgjegjës për aksídentín e ashensorit në kompaninë Demirkan, i cili solli vdékjen e shumë personave. Në ato letra, ajo shikon emrin dhe firmën e Ajazit.

Sakaq, Ajazi ndihet çdo minutë e më shumë kéq për Firuzenë dhe çfarë démi i ka shkàktuar asaj. Ai i kërkon që të takohen në vendin ku dikur thùrën shumë ëndrra për të ardhmen e tyre të pafàjshme. Firuze, duke qenë e mbùshur me zhgénjimin që sapo ka marrë, vendos të përbàllet me të. Të dy takohen sërish në të njëjtin vend si 2 vite përpara, por me drejtime jete shumë të ndryshme.

Në përbàlljen mes tyre, Firuzen kërkon vetëm të dijë arsyen përse e ka bërë atë gjë por nuk arrin të marrë një përgjigje konkrete nga Ajazi. Ky i fundit vetëm i kujton se sido që kanë shkuar punët, ai ndjén ende shumë dashuri për të dhe nuk do që ta shikojë duke vuàjtur. Për këtë arsye, i premton se do jenë bashkë në mísíonin e vërtétimit të pafàjësisë së Jasharit.

Sakaq, Elvani është në rrezík por ende nuk e di se çfarë po i kanòset. Askush nuk është në dijeni të marréveshjes që Faruku ka bërë me Jasinin, pronarin e shtëpisë ku prej vitesh qëndrojnë me qera. Motra vogël e Firuzesë dhe Farukut, Elvani, është duke shkuar në shkollë kur ai i víhet nga pas. Në shénjë respekti, Elvani e thérret Jasinin ‘vëlla’, pa ditur gjë se ai ka shkuar të porosisë në dyqan një dhomë të re çifti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*