Stuhi Dashurie/Ajazi shòkohet dy herë brenda natës nga Ertani

Darka e shtírur në familjen Demirkan duket sikur ka zgjàtur shumë më shumë sesa realisht ishte, sidomos për Ajazin dhe Firuzenë. Sapo ajo largohet, Ajazi konsumon një bisedë të shkurtër me Ertanin por që ka shumë kuptim. Sipas fjalëve të Ertanit ‘mikun duhet ta mbàsh afër, àrmíkun edhe më afër’. Në këtë mënyrë, Ajazi mëson se Ertani është në dijeni të identitetit real të Firuzesë, por po i jep asaj kohë për t’u zbùluar.

Sakaq, brenda në shtëpi ndodhen femrat e familjes së Berrakut dhe Ajazit. Nëna e Berrakut thérret nënën e Ajazit në dhomë. Duke u mùnduar të mos ia thotë drejtpërdrejte, ajo i tregon se familja tyre i përket një shtrese tepër të lartë dhe nuk mund të kenë një eveniment ku vishen sido personat e ftuar. Ndàj, ajo ka menduar veshje për të gjithë familjen e Ajazit. Ky gjest kaq oféndues, nuk ishte aspak i miratuar nga Berraku por nëna saj megjithatë e bëri.

Kur Ajazi bëhet gati me familjen për t’u larguar, ato përshëndeten të gjithë ndërsa Ertani shòkon Ajazin kur i thotë vëllasë së tij të shkojë të nesërmen në punë, në kompani. Po atë ditë, Ajazi kishte diskutuar me të vëllanë dhe i ka kërkuar të qëndrojë larg asaj kompanie, ndërsa në atë moment dëgjon se ai ka biseduar privatisht me Ertanin dhe kanë rënë dakord. Me këtë veprim, Ertani mundohet të blejë vëllanë e Ajazit për ta pasur kùndër këtij të fundit.

Firuze shkon në shtëpi, e mbùshur në lòt dhe shpesh duke iu ndàlur fryma, nga mbrëmja e tmérrshme që kaloi. Ajo ende ndjén shumë për Ajazin dhe nuk e përtýp dot faktin që para syve të saj, ai po bashkon jetën me dikë tjetër. Sapo mbërrin në shtëpi, Elvani i del para dhe e pàralàjmëron për situatën me të vëllanë e kthýer, Farukun. Firuze débaton shumë ashpér me të dhe askush nuk mund t’i dalë kùndër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*