Stuhi Dashurie/ Ajazi hùmbet nënën e tij

Nëna e Firuzesë dhe Farukut, zonja Alije, është tërësisht kundër ardhjes së Sevdasë në shtëpinë e tyre, që prej ngjarjes së pakëndshme që ka përjetuar me të kur shkoi të merrte të birin, pas vjedhjes që ky i fundit i bëri pabesisht.  E vetmja mënyrë për taë bindur atë, ishte t’i thonin se Sevdaja është me barrë, por Alija sërish qëndron dyshuese. Për ta vërtetuar, të gjithë shkojnë në spital. Rezultatet e Sevdasë dalin pozitive, për çudi të të gjithëve, përfshirë edhe vetë atë.

Nga ana tjetër, një tjetër fëmijë duket se do gëzojë zemrën e Berrakut. Ajo bëhet gadi me shumë sinqeritet, që të dhurojë organin e saj për zonjën Safije. E shtrirë në shtratin e spitalit ku dhe u paraqit e vetme, infermierja vjen pranë Berrakut dhe e lajmëron se ndonëse ajo përputhet me dhurimin, me transplantin, sërish nuk mund të jetë një dhuruese pasi është 2 muajshe me barrë. Berraku gëzohet së tepërmi por nuk e ndan me askënd këtë lajm.

Duke qenë se Berraku nuk mund të jetë donatore, ndërsa vëllai i Ajazit refuzoi që të rrezikonte veten për një operacion që nuk është shumë i sigurtë nëse do rezultojë me sukses. Për këtë, Ajazi me të motrën e larguan njëherë e mirë vëllanë e tyre. Jeta e zonjës Safije u bë edhe më kritike pas kalimit të çdo ore, derisa trupi saj nuk e përballoi më dhe lëshoi frymën e fundit. Humbja e saj do jetë shumë e rëndë për të gjithë.

Ajazi vajton humbjen e të ëmës, ndërsa Firuzeja e ngushëllon nga larg, pasi tashmë nuk mund t’i afrohet duke qenë bashkëshorte e Ertan Demirkanit. Ky i fundit, vendos që t’i tregojë nënës së tij, se ka vënë kurorë me Firuzenë, duke nënshkruar në gjendje civile. Nëna Ertanit nuk është aspak dakord dhe kritikon të birin që ka bërë një zgjedhje nga një familje që nuk i përket aspak shtresës së tyre.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*