Stresi i kërkon falje publike Kejsit: ‘Nuk është faji i femrave por i ne meshkujve legena’

Reperi Stresi ka treguar detaje nga martesa e tij me Keisin, për të cilin u përfol kohët e fundit se nuk ishin më bashkë. Ai ka treguar në spektaktin Klanfornia se ka dy vite e një muaj që është martuar me Keisin. Ai është shprehur se momentalisht lidhja e tyre është si trageti që shkon e lëkundet derisa të qetësohet deti. Ai u shpreh se mamin e saj e ka shumë shoqe.

“Gjendjen civile e kam tek shkolla e Baletit. Po bëjmë dy vite e një muaj që jemi martuar. Momentalisht jemi në ato dallgë si trageti që shkon e lëkundet derisa të qetësohet deti. E kam të vështirë të flas këtu përpara por dihet që unë kam gabuar. Jo dalja vonë jo fikja e telefonit… u acaruan pak gjërat. Mami vet është grup fare e kam shumë shoqe,”- tha Stresi.Image result for stresi klanifornia

Reperi i njohur Stresi në spektaklin “Klanfornia” i ka kërkuar ndjesë nënës së tij dhe Keisit. Ai është shprehur se nënës së tij i kërkon falje për gjërat që ka bërë më herët. Ndërsa për Keisin, ai ka tha se nuk është faji i vajzave që nuk ecën një lidhje, por i burrave që i quajti “legena”. Ai i ka kërkuar falje publikisht asaj, Keisit.

“Nuk është e lehtë të flasësh për nënën. Kam kaluar shumë gjëra me të, gjithë kohën me nënën time… do t’i thoja më fal dhe që s’do bëja më siç kam bërë më parë. Babait s’i them më fal sepse më kupton e kam shok. Atij ja çoj me mesazh dhe i them ‘a ja nisim nga e para?’ Publikut i kërkoj dalje për rastet që kam vepruar mirë në disa raste”. Image result for stresi klanifornia“Dijeni që Arkimedi s’e bën me vetëdije. Armìqve u them më falni se s’ju kam bërë disse. Zotit do t’i thoja më fal….të gjithë bëjmë mëkate. Por do t’i thoja më fal që nuk shkova në rrugën që Ti doje të shkoja. Unë besoj çmendurisht në Zot dhe jam me fat. Kejsit…kjo është shumë e vështirë. S’është faji i femrave që nuk ecën një lidhje por i ne meshkujve, legenave. I them më fal, në daç pranoje në daç mos. më fal. Një fjalë që s’di ta them ndryshe. Thjesht më fal, nuk kam si ta argumentoj ndryshe. ”– tha Stresi.

Së fundmi reperi ka publikuar në në “Instastory”, një certefikatë martese, duke treguar se është ende i martuar me Kesin, pavarsisht thashethemeve. Madje në këtë spektakël, ai i kërkoi falje publikisht Kejsit, pasi u shpreh se fajin që përfundon një lidhje e kanë burrat.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*