Stambolli i Pamëshisrshëm/ Sehre i kërkon falje të birit, Xhivanit

Nedim dhe Xhenk do përballen me njëri tjetrin për herë të parë pas kaq shumë vitesh, për herë të parë që në momentin që Nedimit i ka ndodhur aksìdenti. Të dy kanë menduar gjatë për atë moment dhe se çfarë do thonë. Me shumë bindje, Nedim i tregon Xhenkut se njeriu mund të harrojë çfarë i kanë bërë dhe i kanë thënë, por kurrsesi nuk mundet të harrojë se si e kanë bërë të ndihet. Megjithatë, Xhenk preferon të mos largohet pa e pyetur nëse ka nevojë për ndonjë gjë, dhe Nedim i përgjigjet se të gjitha nevojat e tij do i plotësojë ngadalë e ngadalë.

Më pas, teksa Aga ka dalur nga shtëpia për në punë, rrugës shikon Shenizin me Xhenkun. Ato ndodhen poshtë urës së Stambollit duke biseduar. Ai u afrohet dhe Sheniz menjëherë largohet që aty. Xhenk e pyet se përse u ndànë, dhe babai tij i përgjigjet se kjo ka ndodhur vetëm ngaqë e dinte se Shenizi po luante blofin. Në asnjë mënyrë martesa nuk mund të vendoset në një tavolinë kumari, pasi gjithmonë do hùmbasë. Ndaj dhe Shenizi e humbi martesën e saj pasi donte të bënte blofin.

Nga ana tjetër ndodhet Xhemre e cila ka shkuar në zyrën e psikologes së Nedimit për ta pyetur atë më detajisht. Me lòt në sy të cilët nuk i ndalen, Xhemre e pyet se si të veprojë me Nedimin, sepse nuk ia ka idenë aspak. Psikologia i lë të dijë se për Nedimin, ajo ka shumë vlerë dhe ndihma saj ndaj tij është e paharrueshme. Xhemre ngrihet për të ikur që aty dhe takohet me Xherenin dhe Nerimanin në hyrje.

Ato të dyja e kritikojnë që ka shkuar tek psikologia para tyre. Megjithatë, Xhemre nuk i dëgjon por largohet. Pranë saj vrapon Xhereni. Kjo e fundit kërkon të dijë se përse ka qenë duke u ndarë me Xhenkun dhe më pas i shprehet se nëse ka diçka që nuk mund ta flasë me nënën e tyre, le ta flasë me të. Por Xhemre nuk pranon assesi. Sakaq, Damlla kërkon për Nedimin në shtëpi por nuk e gjen. Ajo pyet rojet por as ato nuk dinë asgjë. Pranë saj vjen Xhivani, të cilin gjithashtu e pyet. Ai i kujton se atë natë, nuk ka qenë ai që e ka puthur Damllën, por Damlla që e ka puthur atë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*