Stambolli i Paméshirshëm/Xhereni nuk pranon të shesë Nedimin

Pas bisedës që Agah dëgjoi mes Shenizit dhe Xhenkut, ai merr një vendim; telefonon doktoreshë Ojën dhe pranon ofertën e saj për të rikthyer momentin e aksídentit që paralízoi Nedimin për 20 vite me rradhë. Por, për çudi, të nesërmen sapo del nga spitali, Shenizi i bën një vizitë të papritur Ojës. Në dorë ajo ka disa dokumenta me në krye fotografinë e doktoreshës, dhe me to në dorë, Shenizi e kércënon. Nëse Oja do vazhdojë me plànin e ‘lojës’ atëherë Shenizi do ia kthejë. E detyruar, Oja telefonon Agën dhe anùllon ‘lojën’.

Por, para se Shenizi të shkonte tek doktoreshë Oja, aty gjendej Nedimi. Për herë të parë, ai ka rréfyer një të vërtetë shumë të madhe. Nedimi shprehet se ndihet tepër kéq me veten e tij që një natë përpara i ka shpétuar jetën personit që urrén më tepër, Shenizit. Ai thotë se Shenizi është i vetmi person që ka shpresuar gjithë jetën që ta vràsë, dhe kur iu dha mundësia ta shikonte të vdékur, ai e shpétoi. Oja kërkon të dijë burimin e urréjtjes që Nedimi ka ndaj Shenizit, dhe ai ia tregon. Ai e lë të dijë se kur ka qenë shumë i vogël, e ka parë Shenizit duke tràdhétuar Agën me të vëllanë, babanë e Nedimit. 

Sakaq, natën që Shenizi ndodhej ende në spítal, Nedimi ka folur gjatë me Xherenin dhe kanë konkluduar në të njëjtën pikë; armíku më i madh i përbashkët është Shenizi dhe nuk do ia lëshojnë dorën njëri tjetrit pa e parë atë të rrénuar. Nedimi i ka premtuar Xherenit se nëse ajo nuk e gòdet pas shpine, ai nuk do ia lëshojë dorën. Të nesërmen, Shenizi i kërkon Xherenit të takohen dhe teksa i përmend se ajo është ende e dashuruar me Xhenkun, Xhereni i kthen përgjigje të papritur. Ajo mohon të dashurojë Xhenkun dhe réfuzon kategorikisht të tràdhtojë Nedimin.

Nga ana tjetër, në shtëpi ndodhet Xhenku dhe Xhemreja, tashmë me një martesë zyrtare, të vërtetë e jo më fàlse. Xhenku kërkon të dijë nga Xhemreja se përse nuk ia ka lëshuar dorën por i ka qëndruar afër edhe kur ishin shumë më të largët. Xhemre çuditet nga pyetja por megjithatë përgjigjet. Ajo thotë se ka pasur gjithmonë shpresë, se pas atij përbindëshi që ka hédhur Nedimin, ka qëndruar një person shumë më i mirë.   

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*