Stambolli i Pamëshirshëm/ Xheren pranon të shesë fëmijën e saj

Sheniz dhe Xhenku largohen nga vàrrezat, duke lënë Nedimin të vetëm para vàrrit të babait të tij. Ai shpreh dhimbjen e tràdhëtisë që babai tij i ka bërë nënës së Nedimit, duke shkuar me Shenizin, dhe betohet se nuk do e lërë me kaq tàlljen ndaj të ëmës. Ai lòton nga pàdrejtësia që i është bërë asaj, duke kujtuar edhe dhìmbjen e tij, ndaj gjithë lìgësive dhe pàdrejtësive që i janë bërë gjersa ishte ende i pàralizuar.

Të nesërmen në mëngjes, Agah dhe Xheren làrgohen nga shtëpia, duke u munduar të mos kuptohen se po dalin bashkë. Ato shkojnë në bankë për të marrë Xhereni pagesën e saj për t’u ndàrë nga Nedimi. Përveç këtij kùshti, ajo do përbàllet me disa kùshte të pàpritura. Për të marrë atë shumë aq të madhe parash, Xherenit i duhet të ndàhet nga Nedimi, t’i lërë Nedimit kujdestàrinë e fëmijës dhe të jetojë përgjithmonë në Amerikë duke qenë e ndàluar të kthehet në Turqi.  Ajo fillon të lòtojë duke i thënë se është e pàdrejtë, por Agah nuk térhiqet nga vendimi tij. Në fund, ajo firmos, duke zgjedhur sërish paratë, para çdo gjëje tjetër. Në atë moment, në zyrë do hyjë Seheri, të cilës i ka treguar Shenizi se çfarë po ndodh. Ajo shikon letrën e marrëveshjes dhe ia grìs para syve të së bijës. Pas derës ku dìskutohet marrëveshja e Agës me Xherenin, qëndron Xhenku, i cili nuk di asgjë çfarë po ndodh.

Nga ana tjetër, situatat për Xhemrenë dhe Nedimin veç sa vijnë e bëhen më të sìkletshme. Damlla ìnsiston dhe i bìnd që të dalin të gjithë të bëjnë pazar rrobash për Nedimin. Damlla kërkon që me të dhe Nedimin të shkojë Xhivani me Xhemrenë. Xhemre mundohet të mos përzihet aspak mes tyre por teksa Damlla mban gjithë kohës në dorë celularin e saj personal, ajo kërkon nga Xhemre që të afrohet për t’i rregulluar kopsat e këmishës Nedimit. Afrimiteti tepërt mes tyre do ndezë situatën edhe më tepër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*