Stambolli i Pamëshìrshëm/Xhenk largohet nga shtëpia tij

Xheren merr një ofertë të majme nga zotëri Agah. Në dorë ka një çek bosh të cilin mund ta mbushë me cilën do shifër që dëshiron. Ajo shkon pranë tij, i tregon me sa shumë zero e ka shkruar shifrën dhe pret për paratë e saj. Agah i premton se të nesërmen menjëehrë do i japë paratë dhe sapo të lindë fëmija, do dìvorcohet nga Nedimi. Xheren i thotë se do shpëtojë nga ajo, por do përballet me shumë të vërteta shòkuese të cilat i ka menduar si gënjeshtra.

Sakaq, psikologia ka patur një takim sërish me Nedimin. Ajo vëren se ai ka diçka për të thënë por nuk arrin dot ta thotë. Sa herë që i afrohet ajo temë, ai largohet duke shmangur përgjigjet që duhet të japë. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Xhemre në një takim me psikologen e Nedimit. Ajo qàn duke mos gjetur zgjidhje në ùrrejtjen dhe lùftën e madhe që egziston mes Nedimit dhe Xhenkut.

Nga ana tjetër, çdo gjë në shtëpi ténsionohet edhe më shumë. Pa e menduar më tepër, Xhenku përgatit valixhet dhe merr të largohet nga shtëpia. Xhemre shkon pranë tij. Ajo mundohet shumë që ta ndàlojë e të mos largohet por ai është tashmë është i vendosur. Ai shkon në një hotel dhe sistemohet atje. Pa vonuar shumë, Xhenku fillon të gjuajë grushte në një stërvitje boksi, si dhe fillon të pijë. Pranë tij shkon Xhemre për t’i qëndruar afër. Xhenku mendon se ajo e bën këtë vetëm për ta bindur që të kthehen në shtëpi e të jenë sërish pranë Nedimit.

Para se të shkojë pranë Xhenkut, Xheren bëhet dëshmitare e një bisede telefonike të Xhemresë dhe Xhenkut. Ajo kupton se Xhenku dhe Xhemre nuk janë të martuar me të vërtetë, por kanë një lidhje fàlse të cilën e fshéhin nga të gjithë. Kjo do e gëzojë si dhe do i hapë shtigje të reja në planet e saj. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*