Stambolli i Pamëshirshëm/ Xhemre zgjedh ti besojë Nedimit

Agah Karaçaj do përbàllet me një surprizë të madhe, aspak të këndshme. Ai shkon në kompaninë e tij, për të zhvilluar mbledhjen që do mbahet me anëtarët e tjerë të kompanisë. Ai shikon Xherenin në krye dhe i kërkon të dalë jashtë. Pasi ajo nuk dëgjon, dalin të gjithë të tjerët dhe Agah me Xherenin mbesin të vetëm. Ajo i tregon se zyrtarisht, është pronarja e aksioneve më të shumta në atë kompani. Agah tenton të gjejë shpjegim në këtë, por Xhereni i tregon se e gjitha është bërë me dijen dhe dëshirën e Nedimit.

Dita e gjykàtës për të dhënë vendimin final për Nedimin, vjen shumë shpejt. Xhereni ndodhet pranë tij për ta mbështetur, bashkë me Xhemrenë dhe Agën. Ndërsa Xhenku me Xherenin kanë krijuar urréjtje të madhe ndàj tij dhe kërkojnë t’i jepet dénimi maksimal. Brenda sallës së gjyqit, pasi avokatët sqarojnë argumentet e tyre dhe situatën sipas këndvështrimit të secilit, një tròndítje e madhe do ndodhë për të gjithë.

Në sallë do hyjë Sheniz Karaçaj. Ajo thotë se nuk e kishte ndërgjegjen e qetë pa qenë vetë prezente në gjýqin e Nedimit, të cilin e quan para të tjerëve, si ‘djalin e saj’. Ajo shprehet se që kur Nedimi ka hùmbur nënën e tij, ajo nuk e ka ndàrë nga fëmijët e saj dhe është munduar të jetë gjithmonë sa më e drejtë. Ngjàrjen në hotel, Shenizi e quan aksídent dhe kërkon të mos dénohet Nedimi për këtë.

Para se Shenizi të hynte në sallë, gjýkatësi kishte dhënë vendimin për 13 vite bùrg për Nedimin, me arsyen e téntativés për vràsje. Të gjithë të shòkuar dëgjojnë çfarë Shenizi ka për të thënë, ndonëse pjesa më e madhe e tyre nuk e besojnë aspak. Ndër të tjerë. Xhemre ndjen nevojën që t’i shprehë veçanërisht Nedimin besimin që ka tek ai. Por kjo duket se nuk do ketë rëndësi për Nedimin.    

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*