Stambolli i Pamëshirshëm/ Xhemre mëson të vërtetën e Xhenkut

Xhenku del nga zyra e doktoreshë Ojës me shumë eùfori, i frùstrùar për atë çfarë dëgjoi nga Xhemreja dhe pasi ajo ende vrapon duke menduar të mirën e Nedimit dhe si mund ta ndihmojë atë. Ai kërkon që të largohen një moment e më parë që aty, por Xhemre e pyet shkàkun e asaj sjelljeje. Në atë moment, Nedimi i kujton sërish se Xhemreja nuk ndodhet pranë tij sepse ka ndjénja për Xhenkun, por sepse ka nevojë që dikush t’ia kontrollojë asaj ndjenjat dhe ta rùajë nga zemra saj.

Që aty, Xhemre dhe Xhenku, e nga ana tjetër Nedimi dhe Agai largohen për në shtëpi. Në shtëpi ndodhet Xhereni e cila i përplàs të vërtetat në fytyrë Xhenkut. Ajo i thotë se nëna tij ka bërë vetëm show dhe kùrrsesi nuk është siç paraqítet. Për të mbrojtur nënën e tij, Xhenku fillon të oféndojë Xherenin. Në atë moment, në sallon hyn Nedimi i cili i ndàlon të folurën Xhenkut dhe e urdhëron që të ketë shumë kujdes me fjalët që përdor kur flet me gruan e tij. Ndaj, Xhenku i thotë se tashmë po e kupton që të dy kanë gjetur njëri tjetrin.

Të nesërmen herët në mëngjes, Xhemre del nga shtëpia e ténsiònuar ende nga biseda që dëgjoi rastësisht mes Ojës dhe Shenizit. Ajo shkon të flasë me Ojën por para se kjo e fundit të mbërrijë në zyrë, vjen testi i ADN-së. Xhemre bën çmòsin që ta lexojë dhe e lexon. Ajo kupton se Xhenku dhe Nedimi janë vëllezër. Ajo përhùmbet pas leximit të letrës dhe rastësisht vjen Xhenku pranë saj. E trémbur nga fakti që Xhenku mund ta lexojë, Xhemre largohet me të shpejtë.

Në mbrëmje, Nedimi sjell një mysafir sùrprizë në shtëpi. Ai është zotëri Jusufi, i cili punon në kompani si ortak. Tashmë, fjala e fundit mbi një vendim në kompani, i takon Nedimit. Kjo e shqetëson shumë Xhenkun i cili ndodhet prezent, dhe menjëherë reagon.Ai fillon ta pyesë sa i përgatitur është Nedimi mbi atë projekt dhe marrëveshje, por Nedimi nuk ka shkollën dhe diturinë e Xhenkut, ndàj mbetet pak mbrapa. Ato të dy fillojnë të zíhen duke përfunduar në grùshte.   

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*