Stambolli i Pamëshirshëm/Shenizi kërkon të vràsë Nedimin

Me lòt në sy, Shenizi nxjerr nga një vend i fshéhtë një shishe të vogël të mbushur me hélm. Ajo shprehet me dhémbshuri me veten se nuk ka zgjidhje tjetër ndaj po e bën këtë. Sheniz shkon pranë Xherenit, dhe i jep shishen, duke e udhëzuar ta bëjë Nedimin të pijë, kështu ajo do arrijë ta fusë në shtrat për tu dukur martesa e tyre reale. Xhereni dyshòn, ndaj i kërkon ta pijë ajo vetë fillimisht, ndryshe do e dérdhë shishen.

E detyruar, Sheniz pi pak nga hélmi, e mban në gojë dhe menjëherë largohet për në banjo për të nxjérrë hélmin nga goja e për tu pastruar. Sërish, brenda Xherenit ka dyshíme. Ajo ndjen se nuk duhet ta bëjë atë që Shenizi e këshilloi. Xheren shkon në dhomën e saj, vesh rrobat intíme për të pritur Nedimin, por e ëma hyn në dhomë papritur dhe e merr pa dëshirë që aty. Xheren bashkëpunon sërish me Shenizin dhe arrin të kthehet në dhomën e saj. 

Nga ana tjetër, djemtë kanë shkuar në gjendje të déhur. Nedimi shpreh me mlléf se çdo gjë që ka Xhenku, në realitet i përket atij, duke përmendur këtu edhe Xhemrenë dhe faktin që ai e di arsyen e vërtetë të martesës së Xhenkut me Xhemrenë. Xhenku ngrihet i acàruar, dhe i kërkon të dijë përse nuk ka vrapuar për tek Xhemreja meqë e ka mësuar si qëndron puna, dhe nëse ai do kishte dashurinë e Xhemresë, do kishte vrapuar me kohë.

Djemtë mbërrijnë në shtëpi dhe secili shkon në dhomën e tij. Xhereni merr Nedimin, në gjendje tërësisht të déhur, e hédh në shtrat dhe fillon ta zhvéshë. Kështu, do arrijë planin, për ta bërë Agën të besojë se Nedimi po ndàhet formalisht nga Xhemreja, sa për të marrë kompaninë në duar. Ndërsa në dhomën e Xhenkut dhe Xhemresë, Xhenku i kap duart e saj mes duarve të tij, dhe ndihet më i lumtur se kurrë.   

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*