Stambolli i Pamëshirshëm/ Sheniz tenton vetëvràsjen natën e martesës së Xhenkut me Xhemresë

Sheniz, pasi përgatitet për dasmën e papritur të të birit, shkon në zyrën e Agës. Ajo fillon t’i kujtojë se është hera parë që shkon në shtëpi, pas 10 ditësh të larguara që aty. Por Aga prefefon të mos përgjigjet, ndaj Shenizi vazhdon të flasë. Ajo i thotë se gishti saj nuk ka një unazë, prej ditësh. Dhe nëse nuk kanë asgjë për çfarë të flasin më, të paktën mund të diskutojnë për protokollin e dìvorcit që i ka dërguar ndërmjet avokatit. As mbi këtë nuk sheh diçka të nevojshme Aga për të folur, ai nxjerr protokollin mbi tryezë, dhe tregon se e ka firmosur. Zyrtarisht, Sheniz dhe Aga janë të dìvorcuar.

Megjithatë, festa duhet të vazhdojë normalisht. Xhemre përgatitet për dasmën e saj mòdeste, edhe pse qëllimi saj është tërësisht tjetër. Asaj i lexohet lehtësisht mërzìa në fytyrë, ndërsa e ëma, zonja Sehre, i qëndron pranë, e lumtur që po e shikon të bijën nuse. Xhenku nga ana tjetër përgatitet, dhe shkon të presë bashkëshorten e tij në dhomën ku po përgatitet. I gjithë ambienti është bërë gati, dhe po presin për dhëndrin dhe nusen. Por diçka do u dalë jashtë parashikimit. Papritur, një makinë e zezë ndalet në oborrin e familjes së Agës. Personi i paftuar bën hapa të ngadaltë por të sigurtë.

Me të hyrë në derë, ai i drejtohet Agës, si një ndër personat që ka më përzemër. Bëhet fjalë për Nedimin. Urréjtja tij ndaj martesës së Xhemresë me Xhenkun, i dha fòrcë atij për t’u ushtruar shumë më tepër, dhe të arrijë në 3 javë atë që supozohej se do kishte arritur me muaj të tërë. Aga i shokuar por i lumtur, përqafohet me Nedimin të cilin nuk e priste aspak. Të njëjtën ndjesi si Aga kanë thuajse të gjithë, por jo të gjithë janë të lumtur për rimëkëmbjen e tij. Shenizit i shembet bota mbi kokë kur Nedimi i afrohet dhe i puth dorën në shenjë respekti. Edhe Sehre dhe të tjerët takohen e përqafohen me të, e më pas Nedimi i afrohet çiftit.

Xhenk vëren që Xhemre po dridhet e tëra por ajo nuk reagon. Nedimi u afrohet të dyve, u thotë se ka ardhur vetëm për ta, jep dhuratën e martesës dhe largohet duke u uruar lumturinë e botës. Këtë situatë nuk do e përjetojë shumë mirë Shenizi. Teksa Nedimi ndodhet në oborr me Agën, ajo ngjitet larg në dhomën e saj duke hyrë në një krìzë déprésioni. Nga frìka, Sheniz tenton të vràsë veten me hapa. Xhenk ngjitet për t’i kërkuar t’i qëndrojë pranë pasi ka më shumë nevojë se kurrë, por në atë moment do shohë shishen e ilaçit. Sheniz i kërkon falje dhe mbyll sytë.  Serialin ‘Stambolli i Pamëshirshëm’ mund ta ndiqni çdo ditë nga e Hëna në të Premte ora 20:00 tek Jolly HD në platformën Tring.

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*