Stambolli i Pamëshírshëm/ Nedimi akùzohet për vràsjen e Shenizit

Nedimi akùzòhet nga polícia për téntatívë vràsjeje ndaj Shenizit. A do të arrijë Xhereni ta gjejë regjistruesin e vendosur në xhepin e Nedimit dhe si e këshillon gjyshja e saj ta përdorë atë?  Xhereni ndodhet në dhomë me Nedimin, dhe rastësisht bëhet pjesë e një bisede të Nedimit me doktòreshën e tij, psíkologe Ojën.

Agai takon Nedimin në bùrg dhe fillon të ketë dyshíme mbi autorësinë e tij në krím ndaj Shenizit. Xhereni ngarkon gjyshen e saj për marrjen e stilòlapsit në xhepin e Agait, por as kjo e fundit nuk ia del mbanë. Ndërkohë, dr. Oja vendos që ta ndihmojë Nedimin të dalë nga bùrgu. Nedimi vendos t’i japë Xherenit një pròkurë ku e autorizon ta përfaqësojë atë në çdo rrethanë.

Xhemre e shikon Xherenin nga larg, e ndjék deri në dhomën e saj në shtëpizën ku qëndron Seheri dhe ia merr me dhùnë nga duart. Ajo e mbýll Xherenin në dhomë dhe ik sërish për në vilë. Xhemre ka ardhur për të qëndruar pranë Xhenkut. Ky i fundit, është ulur në karrigen me rrota të Nedimit dhe nuk ndalon dot lòtët që rrjédhin nga sytë e tij me dhímbjen e péndésës.

Nerimani do të fshijë regjistrimin e Xherenit. Ndërkohë, dr. Oja i bën Shenizit një vizitë surprizë në spítal. Nedimi del para gjýkatës për vendimin kundër tij dhe në këtë seancë merr pjesë edhe Shenizi. Por ç’qëndrim do të mbajë ajo ndaj Nedimit? Cili është roli i dr. Ojës në këtë histori dhe si e arrin ajo qëllímin e saj? Dr. Oja merr rezultate e ADN-së së Nedimit dhe Xhenkut, por si do të reagojë Xhemreja pasi të zbulojë të vërtetën?  Çfarë planesh ka tashmë Nedimi me kompaninë pasi i shpall xhaxhait të tij lùftë?

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*