Stambolli i Pamëshirshëm/ Nedim del kundra Agës

Damlla merr një telefonatë nga shoqja saj dhe shokohet. Ajo hap tabletin e saj dhe shikon në lajme që janë marrë fotografitë që ajo ka postuar në rrjete sociale. Mbi ato foto, përshkruhet Nedimi dhe Xhemre si bashkëshortë. Damllën e zë paníku dhe nuk di nga t’ia nisë. Megjithatë, nuk arrin të gjejë kurajon e duhur për t’i treguar vetë familjes së saj. Damlla nuk e di se në këtë lajm, ka gisht vetë nëna saj.

Në darkën e familjes, Nedim kërkon të fillojë punë në kompani. Duke përfshirë edhe xhaxhanë e tij, të gjithë shokohen. Sidoqoftë, askujt nuk i takon të kundërshtojë, ndaj të nesërmen herët në mëngjes, Agah del nga shtëpia me të dy djemtë; Nedimin dhe Xhenkun. Sapo mbërrijnë në zyrë, Nedim thotë se kërkon të ketë një zyrë të tijën. Xhenkun e shqetëson kjo gjë dhe ngrihet në këmbë.

Ai i kujton se ka studiuar vite me rradhë në Amerikë për të qenë pjesë e bordit drejtues të kompanisë, ndërsa Nedimi nuk ka shkollë aspak. Ky i fundit i drejtohet Xhenkut duke i thënë se ai e di arsyen përse nuk ka mundur të shkojë as në gjimnaz. Ndërsa Agah mundohet ta zbusë; ai i thotë se ka të drejta në kompani aq sa të marrë edhe zyrën e Agës, por mungon shkollimi dhe dituria. Si gjithmonë, Agah i drejtohet duke i thënë ‘biri im’ por Nedimi, i révoltuar, i thotë se djali tij është Xhenku, jo ai.

Sakaq, Seher dhe Sheniz janë bërë bashkë. Ato mendojnë se si të rregullojnë sa më shumë marrëdhënien mes fëmijëve të tyre, konkretisht Xhemresë dhe Xhenkut. Dy nënat u bëjnë dhuratë pushime të muajit të mjaltit. Edhe pse nuk e kuptojnë nga u erdhi kjo ide, fëmijët pranojnë dhe nisen. Gjatë rrugës, Xhemre falënderon Xhenkun që nuk u ndje i tùrpëruar nga pamjet që kanë dalë në lajme mbi të dhe Nedimin, por Xhenku shprehet se ajo pamje nuk ishte asgjë e re për të.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*