Stambolli i Pamëshirshëm/ Kriza i prek trurin Xherenit

Xhereni, në gjendje të mjéruar, ngjitet në dhomën e saj. Ajo shikon që është mbuluar në gjàk, duke hùmbur kështu fëmijën. Ajo i përgjërohet duke i kërkuar të mos e bràktisë, por tashmë është shumë vonë. Edhe Seher përjeton një ndjesi shumë të keqe, dhe në atë moment nisen me Shenizin për në shtëpi. Në dhomë me Xherenin ndodhet gjyshja saj, e cila e gjen mbesën duke godítur barkun. Ajo mëson se nuk ka më fëmijë që pritet të vijë në jetë.

Nga ana tjetër, pa ditur asgjë se çfarë po ndodh në shtëpi, Xhenk dhe Nedim shkojnë pranë bregdetit për të diskutuar. Xhenk i thotë se tashmë do fillojë vrullshëm punë në kompani, dhe jo për inat të Nedimit por sepse kompania nuk është shaka. Sado që ndihet keq ta thotë, ai shprehet se Nedimi është i paaftë për të qenë pjesë drejtuese. Nedim, kundërshton duke thënë se është thjesht i pashkolluar, jo i paaftë. Dhe nëse nuk do kishte rënë nga dritarja, do kishte qenë tashmë duke punuar në kompani.

Ato largohen për në shtëpi. Sapo hynë, dëgjojnë britma që vinë nga dhoma Nedimit dhe Xherenit. Kjo e fundit, kërkon të mos e dijë askush, ndaj dëshiron të bëjë edhe makjazh për të mbuluar gjendjen e fytyrës. E gjithë familja arrin të hyjë në dhomë dhe trémben nga pamja Xherenit. Ajo duket sikur ka pésuar një krízë nervore aq të fortë, sa i ka prékur trurin. Xhereni merr të zgjatet drejt Xhemresë por bie në tokë.

Atë e dërgojnë menjëherë në spítal. Teksa presin me padurim daljen e saj nga salla dhe përgjigjen e doktorëve, Sheniz tërheq Xhenkun veçmas. Ato të dy dalin të flasin në oborrin e spítalit, dhe Sheniz rréfen se ka qenë ajo që i ka ndérruar ilaçet Xherenit që të hùmbiste beben. Sipas saj, kjo ishte mënyra vetme për t’i shpëtuar Xherenit dhe siguron Xhenkun që tashmë nuk ka asgjë të fríkshme mes tyre. Xhenk largohet duke shprehur me kéqardhje se ende ka gjëra për t’u fríkësuar, dhe është pikërisht vetë Shenizi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*