‘Songyl’ i serialit ‘Lule të Vetmuara’ i bën thirrje fansave që të…

Së fundmi edhe Turqia u prek nga Koronavirùsi. Numri i personave të inféktuar me Koronavirùs në Turqi është 98.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë së Turqisë i cili bëri thirrje që njerëzit të mos grumbullohen për të shmangur përhapjen e virùsit.

Pasi Covid-19 mbërriti në Turqi, qytetarët janë izòluar në shtëpi dhe mes tyre edhe aktorët e famshëm që njohim nga serialet.

Njëra prej tyre është aktorja turke Gokçe Akyildiz. Këtë të fundit e njohim nga seriali “Lule të vetmuara” ku ajo luan rolin e Songylit.

Aktorja 27-vjeçare ka bërë një postim nga shtëpia e saj ku shfaqet me të birin dhe i bën thirrje fansave të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi.

Në postimin e aktores, shihet djali i saj duke pastruar dhe me humor Songyl shkruan se ky është aktiviteti i tij i preferuar. Rikujtojmë që Songyl është e martuar në jetën reale dhe nënë e një djali dy vjeç.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*