Shtëpia ime,Fati im/Zejnebi zgjedh nënë Nerminin

Xhemilja shikon që Benali është shumë e mérzitur nga sjellja e Mehdiut, aq sa shprehet se nuk do mund të dùrojë më. Prandaj, në mendjen e saj, Xhemilja merr fotografinë e martesës së tyre, e vendos në një kornizë dhe ia dhuron Benalit. Kjo e fundit nuk gëzohet, sepse ka hùmbur çdo shpresë se mund të bëjë ndonjëherë për vete Mehdiun, por Xhemilja insíston duke thënë se askush nuk mund ta dijë se çfarë do sjellë e nesërmja. Xhemilja i kërkon që të mendojë se para një jave, për to ishte e pamùndur të kishin një shtëpi të atillë dhe Benali të kishte një dhomë të sajën me Mehdiun.

Duke marrë shkas nga kjo, Xhemilja i jep shpresë që të mendojë se çdo gjë mund të ndryshojë sërish. Për më tepër, i kërkon që në mbrëmjen e asaj dite, Benali të vishet më shumë se herët e tjera dhe të sillet me Mehdiun sikur sapo janë njohur dhe asgjë e kéqe nuk është jetuar më herët. Gjatë ditës, Sulltana takohet me Ali Rizanë në një kafene, siç e kishin caktuar. Ali Rizai ia puth duart sapo e shikon, dhe pasi ulen në tavolinë, dëgjon Sulltanën që jep të njëjtën porosi si ai, gjë që e rikthen në kujtime të hershme të Trabzonit.

Biseda tyre zhvillohet lidhur me rininë e Ali Rizasë dhe dashurisë së tij të parë, në një kohë që nuk kishte para as për të paguar dy gota çaj në lokal. Që aty, Sulltana i drejtohet shtëpisë. Të gjithë mblidhen rreth e rrotull tryezës, ku Nermini jep lajmin e madh për të gjithë, se do bëhet donatore e firmës së tyre të ushqimit. Pas atij lajmi aq të madh për të cilin e falenderojnë shumë, Nermini thotë me bindje se do zhvendosen menjëherë  të nesërmen në vilën që ajo do marrë, por Sakinja kùndërshtòn, dhe rrjedhimisht edhe Sulltana me Eminenë.

Zejnebi fton Sakinenë që të bisedojnë për të ditur arsyen për të cilën po kùndërshtòn, por biseda mes tyre merr shumë térs. Në fund, Zejnebi tregon që zgjedh të shkojë me nënë Nerminin dhe Sakineja menjëherë shpérthén në lòt dhe akùza, gjë që bën Nerminin të reàgojë e t’i kujtojë se ajo nuk ia ka gràbítur ndonjëherë Zejnebin por ia ka sjellë me duart e saj. Teksa Nermini largohet mes lòtësh, Sakineja i drejtohet duke i thënë se ajo nuk ka qenë kùrrë një nënë. Në çast, Zejnebi i drejton gishtin tek i thotë të ketë shumë kùjdes kur flet me nënë Nerminin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*