Shtëpia ime,Fati im/Zejnebi refuzon kërkesën e Barëshit

Mehdiu ndàlon në shtëpinë e Zejnebit pasi del nga bùrgu dhe pasi ndalojnë së pari në kafenenë ku ka pirë për herë të parë kafe me Zejnebin. Në shtëpinë e kësaj të fundit, ai kërkon ndjésë nga të gjithë familjarët, një e nga një, duke u theksuar se është tepër i pénduar për gjithçka ka ndodhur dhe për gjithë fríkën e pànikun që ka sjellë në shtëpinë e tyre. Mehdiu thekson se ka pasur kohë të mendojë gjatë në bùrg dhe e kupton se kanë të drejtë nëse zgjedhin të mos e fàlin asnjëherë më në jetë. Megjithatë, ai ka edhe një falenderim për të bërë.

Askush nuk i merr për bazë fjalët e tij dhe e paragjýkojnë shumë për ardhjen që bën, me makinat e zeza dhe lùksoze, me gjithë ato trupròja dhe njerëz të panjohur. Sapo Mehdiu làrgohet, të dyja nënat i hàkërréhen Zejnebit që e nxori atë nga bùrgu, ndërsa sipas Sakinesë, të gjithë atë skenë, ai e bëri vetëm që të hynte sërish në sytë e Zejnebit, duke pretenduar që të ketë diçka sërish me të. E vetmja që doli e lumtur nga ajo situatë, është Benali, të cilës Mehdiu iu drejtua si bashkëshòrtja tij, për herë të parë.

Pas largimit të Mehdiut, Zejnebi përgatitet për darkimin me Barëshin. Ky i fundit, gjatë asaj kohe po qëndronte me dajën e tij, zotin Ali Riza, i cili shpjegon sjelljen e Zjenebit si një sjellje e caktuar e një kategorie femrash, të cilat vrapojnë pas çdo personi që është në nevojë. Sipas Ali Rizasë, e tillë ka qenë edhe nëna e Barëshit, shumë e ngjashme me Zejnebin, edhe pse Barëshi e mban mend vetëm si një femër shumë të rréptë dhe plot rregulla në jetën e saj. Më pas në darkë, Barëshi ka një kërkesë kùndrejt Zejnebit.

Ai shpreh se do ndihej shumë më i qetë nëse pas saj do qëndronte gjithnjë një trupròjë, që do e mbrònte nga çdo e kéqe e paprítur që do vinte. Zejnebi kùndërshton menjëherë, duke theksuar se kështu nuk do jetonte asnjë moment e qetë dhe nuk do ndihej aspak e lírë. Sakaq, Mehdiu dhe familja tij shkojnë në vilën e Xhengizit, edhe pse të gjithë i kùndërvíhen duke i kujtuar në mënyrë të qartë që asnjë person në botë nuk i jep dikujt më kot gjysëm mílioni lírash. Pavàrësisht se çfarë i thonë, Mehdiu nuk tërhíqet nga rruga ku ka hyrë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*