Shtëpia ime,Fati im/Zejnebi kap Mehdiun për dore

Barëshi merr një telefonatë nga Nermini, e cila i tregon çdo gjë që sapo ndòdhi atë mëngjes në shtëpinë e tyre. Nermini e bën atë veprim fshèhurazi nga Zejnebi, pasi shikon që as ajo vetë dhe as Sakineja nuk arrijnë ta bìndin Zejnebin se pas atij veprimi fshìhet Mehdiu dhe jetët e tyre po rrèzíkohen sërish. Barëshi nxiton për në shtëpinë e Zejnebit, por pa i treguar asgjë askujt, përveç Nuhut që është shoferi tij. Pasi mbërrijnë në shtëpinë e Zejnebit, Nuhu gjen hapësirën për të telefonuar Xhemilenë, që ta pyesë mbi ngjàrjen, nëse ka apo jo dijeni.

Xhemilja shòkohet nga ajo që i tregon Nuhu dhe thotë plot bìndje se Mehdiu nuk mund të ketë kùrrsesi lìdhje me atë ngjàrje, sepse sapo ka dalë nga bùrgu, është me lìri me kusht dhe nuk do e rrèzikonte veten e të tjerët për hiç gjë. Xhemilja e telefonon menjëherë Mehdiun, por ai nuk i përgjigjet, ndaj ajo lë gjellën që po gatuan dhe shkon menjëherë pranë të vëllasë. Mehdiu tmérrohet i tëri kur dëgjon Xhemilenë dhe pyet plot ànkth nëse Zejnebit i ka ndodhur gjë. Sapo qetësohet se Zejnebi është mirë, ai vrapon për në kòmísariat.

Ndërkohë, Zejnebi ka dèbatuar me gjithë familjen e saj që vazhdojnë ta akùzojnë Mehdiun më kot, dhe ka shkuar e vetme në kòmìsariat, për të dènoncuar ngjàrjen e ndodhur në shtëpinë e tyre atë mëngjes. Edhe pse dëshiron të jetë e vétme, pas Zejnebit vihet Barëshi. Atje, të dy takohen me Mehdiun, i cili përqafon shumë fort Zejnebin nga frìka se mùnd t’i kishte ndodhur gjë. Barëshi ndodhet aty për t’i ndàrë por edhe për të hèdhur fjalë mbi Mehdiun, se gjòja është ai që e ka orgànizuar gjithë atë skenë, për të trèmbur familjen e Zejnebit.

Sapo Mehdiu tènton t’i hàkërréhet atij, Zejnebi e kap Mehdiun nga dora, për ta ndàluar. Ai veprim, fìksohet në mendjen e Barëshit dhe ai nuk e hèq dot. Gjatë gjithë ditës në punë me Zejnebin, ai sillet shumë ftòhtë dhe indìferent, duke e parë Zejnebin plot dýshim. Brenda mendjes së tij, ai ka fragmente kur pàndeh se Zejnebi mùnd të jetë ende e dashuruar pas Mehdiut por i gjithë prèsioni që i ùshtrohet dhe gjithë akùzat e ofèndimet që bëhen ndaj Mehdiut, nuk e lejojnë Zejnebin që të shprehë lirshëm çfarë ndjen lìdhur me të.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*