Shtëpia ime,Fati im/Zejnebi pùshton faqet e para të gazetave

Benali vazhdon t’i ushqejë vetes ndjenja ndaj Mehdiut, duke e dashuruar si gjithmonë. Ajo shpreson se ardhja në jetë e së bijës, do jetë lìdhja mes tyre, tashmë që janë edhe të martuar, që jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe kanë një dhomë të përbashkët gjumi. Ajo i afrohet me dëshirën për ta prèkur dhe për të qenë një çift i plotë, por del e zhgènjyer. Sapo i hédh krahët në trupin e Mehdiut, ky i fùndit i làrgohet dhe i bën të qartë që ka përzemërsi për të, por jo dashuri. Kështu, e lë atë të vetme në dhomë me Myzhganin dhe ikën në dhomë tjetër.

Mëngjesi i nesërm do jetë shumë i bùjshëm për të gjithë familjet, si nga ana Zejnebit, ashtu edhe nga e Mehdiut si dhe e Barëshit. Në gazetën e ditës, në faqe të parë shfaqet fotografia e Zejnebit, krah Barëshit dhe Mehdiut. Në gazetë, përshkruhet avòkatia e Zejnebit si një akt i pastër i një dashurie të vèrbër, që bëhet shkàk fillimisht për bùrgosjen e Mehdiut e më pas për lìrimin e tij ,në një kohë që pritej të jepej vendimi i bùrgut për vite të gjata për Mehdiun. Më shumë nga të gjithë, Ozlemi nèvrikoset nga ai lajm.

Ajo e quan Barëshin nèglizhent që e lejon mbiemrin e familjes së tyre të përfshíhet në diçka të tillë por Barëshi i thekson se ato si kompani, kanë qëndruar làrg asaj çështjeje. Gjithë mèrzinë që kàplon shtëpinë e Zejnebit, e zhdùk telefonata e Barëshit. Ai telefonon nënë Nerminin, për t’i dhënë lajmin e mirë dhe të shumëpritur, se ajo do i bashkohet gjithë pasurisë së saj. Barëshi i thekson se ajo ka fituar sërish të gjithë paratë, kompaninë, shtëpitë dhe makinat që zotëronte më parë. Ai lajm risjell buzëqeshjen tek të gjithë, por jo tek Sakinja.

Sapo Nermini u kërkon të dalin të gjitha për të bërë pazar, për t’u argètuar e për të blerë, Sakinja jùstifikohet se po i dhèmb koka dhe preferon të qëndrojë e vètme në shtëpi. Nga ana tjetër, Xhemilja i kërkon me insistim Nuhut që të lërë punën tek Barëshi pasi Mehdiu do e fshìjë nga jeta nëse e mëson diçka të tillë, por Nuhu qëndron kryelartë dhe thekson se rruga në të cilën ka hyrë Mehdiu, nuk është rruga e duhur prandaj dhe ai nuk do i qëndrojë nën hije. Edhe Mehdiu i kërkon Nuhut të lérë punën, pa e ditur se ku punon, por Nuhu tregon vendosmërinë e tij.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*