Shtëpia ime,Fati im/Mehdiu zë vendin e Xhengizit

Gjýqi i Mehdiut mbledh në gjýkatë jo vetëm Zejnebin dhe familjen e Mehdiut, por edhe Savashin, që është angazhuar po aq sa Zejnebi në atë çështje. Atij i sugjeron Barëshi që të shkojë në gjýkatë dhe të mos e lérë rastin t’i ikë, pasi ai vetë ka kontribuar shumë në të. Zejnebi e ka húmbur fare shpresën se Mehdiu do dalë, por bën të pámundurën që ta mbrojë sërish para gjýqtarit. Edhe Xhemilja me Nuhun e Benalin kanë húmbur çdo shpresë që prej momentit kur Zejnebi u tregoi se Buse  kërkon shumë prej 500 mijë lirash.

Të gjithë vájtuan búrgosjen dhe fundin e Mehdiut, por ditën e gjýqit, Erxhani i surprizoi të gjithë me ardhjen e tij, duke déshmuar para gjýqtarit se e ka plágosur ai Bekirin, duke i shkáktuar më pas vdékjen e tij. Mehdiu lirohet menjëherë, me kokën plot dÿshime se kush ia ka paguar atë shumë aq marramendëse. Rrugës për në búrg për të marrë sendet që i përkasin atje, ai mendon se fshíhet Barëshi ose Nermini pas atij veprimi, por mëson se është gábuar sapo bisedon me Xhengizin dhe kupton se ai i ka paguar paratë nga vetja tij.

Në kémbim të shumës që është paguar për Mehdiun, ky i fundit duhet të kalojë në krye të bizneseve të Xhengizit e të mos i lërë ato pa zot. Edhe pse Mehdiu as nuk ia ka kërkuar paratë dhe as nuk ka rénë dakord që të dalë në vendin e tij, tashmë mbetet i détyruar për shkák të shumës që ai ka paguar. Ndërkohë në gjýkatë ka mbetur ende Barëshi me Savashin e pjesën tjetër të njerëzve, të cilët të gjithë menduan fillimisht se Barëshi ka paguar shumën e Mehdiut, por ai u tregon se nuk qëndron ai pas asaj shume të çméndur parash.

Tashmë që Mehdiu është liruar, Barëshi dëshiron të dijë vetë nga Nuhu se çfarë do bëjë, nëse do e vazhdojë punën apo do tërhíqet për shkák të Mehdiut, por Nuhu tregohet burrëror dhe tregon se do e vazhdojë pa më të voglin dyshím. Sakaq në shtëpi, Zejnebi péson një gríndje të madhe me nënat e saj, pasi u tregon se Mehdiu është lënë i lirë. Megjithatë, ajo preferon të mos e vazhdojë débatin dhe largohet. Pas ikjes së saj, lind një tjetër debat mes nënave të Zejnebit, pasi Sakinja nuk pranon të shpërngúlet në vilën që do marrë Nermini.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*