Shtëpia ime,Fati im/ Mehdiu kéqkupton qëndrimin e Barëshit

Rikthimi i pasurisë së Nerminit në duart e saj, bën që ajo të jetë shumë entuziaste dhe menjëherë i fton që të zhvendosen në vilën që do marrë ajo. Fjalët e Nerminës, tingëllojnë si kércénim në veshët dhe mendjen e Sakinesë, e cila mendon se sërish do ia marrë vajzën me paratë që ka. Ajo shkon në kuzhinë dhe nga ináti, hédh në kosh të gjithë kafenë e mbétur, duke e ditur se Nermina nuk rri dot pa të. Emineja i shkon pranë dhe në një farë mënyre, arrin ta qetësojë Sakinenë dhe i premton se atë nuk do e lénë të vetme.

Nga ana tjetër, Barëshi shkon pranë Savashit dhe e përgëzon për gjithë aftësinë që ka treguar në çështjen e Mehdiut, sido që të shkojë gjýqi ditën e nesërme. Madje, Barëshi e fton që të shkojë edhe ai në gjýkatë, sepse deri më atë ditë ka marrë përsípër shumë çështje por ende nuk ka bërë diçka për veten e tij profesionalisht, ndaj më e pakta, do ishte të paraqítej në një gjÿkatë. Në atë gjýq, Zejnebi dhe familja e Mehdiut marrin pjesë më kót, sepse nuk kanë asnjë shpresë të ngelur që prej momentin që Zejnebi u tregoi shifrën që Buse kërkon.

Dita e nesërme vjen menjëherë dhe pavárësisht múngesës së déshmisë së Erxhanit, ajo bën maksimumin e saj për ta mbrójtur Mehdiun para dréjtësisë. Teksa Zejnebi po flet, dera e sallës hapet dhe brenda hyn Erxhani, i cili kërkon të flasë. Ai i lë të gjithë gojëhapur duke rréfyer se e ka bërë ai krímin ndaj Bekirit, që në fund i móri edhe jetën atij. Mehdiu lirohet po atë ditë, por brenda kokës së të gjithëve qëndron pa përgjigje pyetja se kush e ka paguar shumën që kërkonte Buse. Sapo dalin nga salla, të gjithë shikojnë Barëshin.

Ai i është bashkuar atij vendi vetëm për t’iu bërë mbéshtetje morale Savashit meqë po shkon për herë të parë, por Mehdiu e kéqkupton, duke menduar se po i qëndron përballë si hero. Mehdiu rikthehet në búrg për të marrë sendet personale të ngélura aty, dhe para se t’i tregojë Xhengizit se si shkoi gjýqi, Xhengizi i tregon rezultatin dhe rrjedhimisht, Mehdiu mëson se e ka paguar ai Erxhanin. Në kémbim të shumës marramendëse që Xhengizi ka paguar, Mehdiu tashmë détyrohet të pranojë të dalë në krye të punëve të tij jashtë búrgut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*