Shtëpia ime,Fati im/Mehdiu mëson të vërtetat e fshèhura

Nuhu shkon para Barëshit, duke qenë i bìndur se e ka hùmbur punën tek ai. Ai i kërkon fàlje për gjithçka,i kërkon ndjèsë për gènjeshtrat dhe shqètësimin e shkàktuar, por Barëshi nuk i pranon ato fjalë. Barëshi thèkson se Nuhu nuk ka aspak fàj në ngjàrjet që kanë ndòdhur dhe do e vazhdojë punën njësoj si më përpara, pa asnjë ndrýshim dhe kùndërshtim. Nuhu çùditet shumë, e falenderon së tepërmi dhe làrgohet duke i uruar më të mirat për atë fàvor që po i bën. Në shtëpi, ai gjen kùndërshtime dhe dèbate nga Xhemilja, e cila e quan rrògën e Nuhut si ‘paratë e Barëshit’.

Ndërkohë Mehdiu brenda në bùrg, bisedon me baba Xhengizin, i cili i thekson se e vètmja mënyrë për të qenë i pùshtetshëm, është të ketë shumë pàra, sepse vetëm ashtu mùndet t’ia dalë. Madje, e fton që të kalojë në krye të punëve të tij nëse do dalë nga bùrgu. Edhe pse nuk ka asnjë shpresë se do dalë që aty, Mehdiu e falenderon Xhengizin për ofèrtën por përgjigjet duke i thënë se do jetë në krýe të familjes së tij, pasi biznesi sapo ka filluar dhe ato kanë nevojë për të. Me kèqardhje, Xhengizi i thotë se ka bërë kërkime për të.

Ai ka dashur të sìgurohet se fjalët që Mehdiu ka thënë për veten dhe familjen e tij, janë të vërteta, ndaj dhe ka porositur njerëzit e tij për të bërë kërkime të imtësishme. Për fat të kèq, atë e kanë gènjyer në çdo gjë, dhe kështu Xhengizi vazhdon të tregojë se biznesi ka fàlimentuar dhe ato kanë ngèlur në mes të rrugës, derisa Zejnebi i ka strèhuar. Nga fjalët e Xhengizit, Mehdiut i shèmbet bota mbi kokë.  Sakaq, Sulltana mèrr me këmbëngùlje Zejnebin dhe Eminenë, për të shkuar në lokalin e një fqinji të vjetër e të dashur, Ismailit.

Ai e ka ftuar Sulltanën prej kohësh në lokalin e tij të ri dhe Sulltana po e shfrýtëzon atë natë për të shkuar. Gjatë gjithë natës, nga njëra anë Zejnebi me Eminenë e Sulltanën dhe nga ana tjetër Barëshi me Savashin dhe Ali Rizanë, pìjnë me njëri tjetrin e ndàjnë pròblemet që kanë. Tèma e natës është Barëshi, dhe Zejnebi tërë kohës e krahason me Mehdiun, duke treguar dìferencat e mëdha që ekzìstojnë mes tyre. Zejnebi e hùmbet fare vetdijen e megjithatë vazhdon të pìjë. Pasi làrgohen nga lokali, Savashi e telefonon i shqètësuar, por i përgjigjet Sulltana, e cila i tregon se ç’po bënin e ku janë, ndaj Savashi i thërret në vendin ku ndòdhen ato.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*