Shtëpia ime,Fati im/Mehdiu lirohet nga bùrgu

Sakineja nuk mund të dëgjojë entuziasmin e Nerminës që tashmë ka marrë mbràpsht sërish të gjithë pasurinë e saj dhe pavàrësisht propozimit zemërmirë të Nerminës që të jetojnë të gjitha në vilën e saj e të mos paguajnë më qeranë aty, Sakinesë nuk i pëlqen aspak ideja, duke ua thënë që në fillim se ajo nuk do u bashkohet. Sakineja shkon në kuzhinë, ku dérdh të gjithë kafenë që Nermina aq shumë e do dhe e konsumon, sepse e di që nuk ka tjetër dhe kërkon ta nèvrikosë. Sakinenë e gjèn Emineja, e cila bën maksimumin për ta qetësuar duke i thënë se ajo dhe Sulltana do qëndrojnë me të.

Nga ana tjetër, Zejnebi i tregon Nuhut, Xhemilesë dhe Benalit se Buse kërkon shumë prej 500 mijë lirash për të dhènë Erxhani dèshminë e duhur që do lirojë Mehdiun nga bùrgu. Xhemilja hùmbet çdo shpresë dhe mendon se si do vijë vdèkja e Mehdiut brenda në bùrg, duke hùmbur gjithë jetën e tij brenda për 30 vite. E nesërmja vjen menjëherë, dhe gjýqit i bashkohet edhe Savashi, me sugjerimin e Barëshit. Ky i fùndit i kujton se sa avòkat i mirë është por se asnjëherë nuk ka shkuar në gjýkatë, ndaj ai i bashkohet gjýqit të Mehdiut.

Për çùdinë e të gjithëve, teksa Zejnebi është ngrìtur për të mbròjtur  Mehdiun, në sallë do hyjë Erxhani. Ai i lë të gjithë gojëhapur duke dhënë dèshminë e duhur dhe duke treguar se si ka ndodhur në të vërtetë e gjithë ngjàrja e plàgosjes së rèndë të Bekirit, që solli më pas vdèkjen e tij. Njëherazi, të gjithë mendojnë se kush i ka dhènë ato para për Mehdiun, sepse vetë nuk dinë askënd konkretisht. Menjëherë pas rrèfimit të Erxhanit, Mehdiu lìrohet me kusht dètyrim paraqitjeje në komìsariat dhe sapo del nga salla, shikon Barëshin.

Mehdiu mendon se i ka paguar ai, por Barëshi ndodhet aty vètëm për të mbështetur moralisht Savashin që vjen për herë të parë në një gjýq që ka kontribuar vetë. Mehdiu rikthehet në bùrg për të marrë sendet e tij, dhe ndàn me Xhengizin gjithë ngjàrjen në gjýkatë. Nga Xhengizi, Mehdiu mëson se ai ia ka paguar shumën màrramendëse, duke i vënë kusht që nga momenti që do dalë jashtë, Mehdiu do kalojë në krye të punëve të tij, duke mos ia lënë  bizneset pas dore, si ‘dètyrim’ për shumën që ai i pagoi Erxhanit për hír të Mehdiut.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*