Shtëpia ime,Fati im/Mehdiu kërkon t’i puthë duart Sakinesë

Mehdiu i sqaron familjes së tij se ka nevojë të kërkojë fàlje nga gjithë familja e Zejnebit për tràumën që u ka shkàktuar atyre, dhe t’i falenderojë së tepërmi që u kanë dalë për zot në ditët më të véshtira kur ato kishin ngélur pa shtëpi. E gjithë familja Zejnebit ngrín në çast kur shikon një seri makinash të erréta dhe njerëzish të veshur tërësisht në të zeza, të cilët qëndrojnë pas Mehdiut. Ai hyn brenda në shtëpinë e tyre, dhe i falenderon një e nga një për gjithçka kanë bërë për familjen e tij në një kohë që ai edhe i kishte mérzitur.

Duke shprehur péndesën e tij të sinqertë, Mehdiu kërkon ndjésë nga të dy nënat e Zejnebit dhe u shpreh përùljen e tij për gjithçka ka bërë. Në shenjë péndese dhe respekti,  ai kërkon t’i puthë duart Sakinesë, por kjo e fùndit réfuzon dhe largohet, duke mos ia fàlur dhímbjen dhe fríkën që i ka bërë të përjetojnë kohë më parë. Sapo Mehdiu largohet, të gjithë krítíkojnë Zejnebin që ende merret pas tij si avòkate, dhe i kërkojnë të jetë më vígjilente nga ai moment e tutje. Mehdiu me familjen e tij, shpërngùlen në vilën e Xhengizit.

Nuhun e fríkëson gjithë ai lùks, trupròja dhe makina të shtrenjta dhe nuk e dùron dot entuziasmin e Xhemilesë që shikon çdo gjë me naívítet. Edhe pse Xhemilja vetë i kërkoi Mehdiut të mos e pranojë jetën që i ka ofruar Xhengizi, sërish, asaj duhet t’ia hapë sytë Nuhu për të kuptuar se në çfarë rréziku të madh janë përfshírë. Gjatë asaj kohe, Barëshi diskuton me dajën e tij çështjen e Zejnebit. Sipas Ali Rizasë, në botë ka një kategori femrash që nuk dùrojnë dot kur shikojnë një person në nevojë dhe menjëherë vrapojnë për t’i ndíhmuar.

Ai shton se e tillë ka qenë edhe nëna e ndjérë e Barëshit, edhe pse ky i fùndit e mban mend vetëm si autòrítare dhe shumë të rréptë. Në mbrëmje, Barëshi fton Zejnebin që të darkojnë së bashku , për hír të gjithçkaje që kanë kaluar. Gjatë darkës, teksa Zejnebi shpjegon veten dhe fríkën që ka ndjérë gjithmonë se nuk do ia dílte mbi pròblemet që i vinin, Barëshi shpreh edhe një kërkesë. Ai thekson se do ndihej më i qetë nëse Zejnebi do kishte një trupròjë pas vetes, gjë të cilën Zejnebi e kùndérshton menjëherë duke thënë se nuk jeton dot e lirë ashtu.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*