Shtëpia ime,Fati im/Mehdiu arréstohet nga pòlícia

Xhemilja ende nuk e ka kuptuar sèriozitetin e situatës, sa madje fillon e mendon se Zejnebi do e kuptojë se Mehdiu e ka bërë gjithçka nga dashuria dhe do pranojë të rikthehet me të. Nuhu ia hèq atë ide nga mendja, prandaj ajo fillon të flasë të njëjtat fjalë për Benalin. Sipas Xhemilesë, ajo dhe Nuhu mund të bëjnë diçka për ta drejtuar Mehdiun nga Benali, që Mehdiu të jetë i lumtur e të formojë një familje të qetë. Duke mos iu besuar që Xhemilja e ka hùmbur aq shumë logjikën, Nuhu i kërkon të ndàlojë me aq, sepse zemra nuk është kòmandë e të tjerëve.

Ato làrgohen nga shtëpia, sepse màrrin làjmin e gjetjes së vendit për ku është drejtuar Mehdiu. Nuhu dhe Xhemilja lënë të vètme Benalin në shtëpi, pa e ditur as ato dhe as Benali, se atë ditë asaj do i vinte momenti për të lìndur. Kur vjen ai moment, Benali i drejtohet shtëpisë së Sulltanës. Të gjithë pànikosen për një moment, ndërsa Nermini insìston që të thërrasin ambùlancën. Sulltana përgjigjet se nuk u ka ngèlur aq kohë dhe menjëherë përgatit vendin për të prìtur fëmijën. Për fat, Benali shpèton dhe fëmija lìnd shëndoshë e mirë.

Nga ana tjetër, Barëshi me Eminenë dhe kryekòmisarin kanë përdorur helikopterin për t’i dalë para Mehdiut ndërmjet një postòbllòku. Gjatë asaj kohe, Zejnebi ka bërë sërish një tjetër tèntativë për të shpètuar. Ajo është ndàluar në një tùalet, ku jashtë e prèt Mehdiu dhe ajo nuk ka si t’ia mbàthë, por gjèn një grua të panjohur, së cilës i kërkon telefonin për të làjmëruar familjen dhe pòlicinë, duke ia shpjeguar edhe situatën ku ndodhet, por, më kot. Gruaja làrgohet pa pranuar dhe Zejnebi dètyrimisht rikthehet tek Mehdiu.

Pas pak çastesh, ato përbàllen me postòbllòkun që i është ngritur, ku në krye qëndron stòjik Barëshi. Mehdiu rrit shpejtësinë duke rrèzikuar jetën e tyre dhe të Barëshit, duke bërë që Zejnebi t’i përgjèrohet aq shumë që të ndàlojë, saqë i premton se do kenë një shàns të dytë nëse dòrëzohet. Sapo Mehdiu ndàlon, atë e arrèstojnë, ndërsa Barëshi dërgon Zejnebin në shtëpi. Në oborrin e shtëpisë, Zejnebi përqafon gjatë Sakinenë dhe i thotë se e ka fàlur për të gjitha herët që ajo është rikthyer me baba Bajramin, sepse e ka kuptuar çfarë do të thotë të jesh pa zgjìdhje.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*